Ngadalë por sigurt, në bashkëpunim me aleatët Kosova po fiton teren politik dhe diplomatik në betejë të ashpër me Serbinë

Ngadalë por sigurt, në bashkëpunim me aleatët Kosova po fiton teren politik dhe diplomatik në betejë të ashpër me Serbinë
Ngadalë por sigurt, në bashkëpunim me aleatët Kosova po fiton teren politik dhe diplomatik në betejë të ashpër me Serbinë

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 18 December 2023 - 07:50

Shkruan: ANALISTI - Reshat Badallaj - Zhuriani

Republika e Kosovës tashmë ka filluar të shihet për të mire nga shumë shtete të Bashkimit Evropian, sepse po ndikojnë shumë faktor për të mirë. Ndaj e shoh shumë të drejtë që këto shtete po kërkojnë heqjen e masave kufizuese. Nuk do të thosha krejtësisht që kanë qenë të padrejta, se do ishte pak primitive, sepse nuk e bëjnë ata edhe pa shumë arsye, por sido që të jetë, ata vendosën kështu.

-Edhe nëse masat kundër Kosovës nuk hiqen para festave të fundvitit, sepse kështu të thuash është zakon në Evropë se nuk i përveshen punës si muajt më parë, por me rëndësi është që të hiqen dhe kam shumë shpresë që do të hiqen, ndonëse jo të gjitha menjëherë si kemi ne dëshirë. Ndikim të madh ka edhe rasti i bandave kriminele serbe që sulmuan integritetin e shtetit tonë dhe vrasjen e një polici dhe plagosjen e tjetrit që ka mundur të ndodhë edhe më e keqja, pra, kjo bandë kriminale e orkestruar nga kryebanditët e Beogradit i hoqi të gjitha perdet për të parë se kush është Serbia fashiste që nuk ndryshon asgjë, që kërkojnë telashe jo vetëm në Kosovë por edhe në Ballkan, kjo pra është edhe njëra nga shumë arsyet që Bashkimi Evropian i ra shuplak Serbisë fashiste.

Gjermania dhe Anglia, sidomos këto dy shtete mike janë ndër të parët që i shtyjnë proceset e Kosovës përpara dhe pastaj e ndjekin edhe shtetet tjera që vazhdimisht po i bëjnë thirrje Bashkimit Evropian që të heqin masat që ja kanë vënë Kosovës, sidomos masat ekonomike dhe politike, që vërtetë na dëmtuan shumë, deshëm apa s´deshëm ta pranojmë. Arsye të drejt kishin që për këtë sulm terrorist në Republikën e Kosovës, ngrehi shumë dilema me vend se nga erdhi ky armatim luftarak, ku u stërviten ky grup terrorist, pra në shtetin fashist të Serbisë edhe pse politika fashiste e Beogradit nuk deshi ta pranoj.

Shpresojmë se në vitin që po vjen Republika e Kosovës po e nis me këmbë të mbarë me liberalizimin e vizave dhe do ta ndjek edhe zbutja apo krejtësisht heqja e masave ndëshkuese që na i kanë vënë neve, po ashtu, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke na përcjell në çdo lëvizje tonën, dhe ne duhet bindur këto shtete për të mirë dhe që të mos i nënçmojmë. Duhet marr seriozisht kërkesat e tyre që na i japin dhe të mos i largojmë me përbuzje. E kemi rastin e volitshëm kur në këtë janë duke dënuar Serbinë fashiste që e përdorë vetëm dhunën si mjet të tyre. Pra fitorja është në anën tonë dhe jo në anën e Serbisë fashiste.

Askush nga ndërkombëtaret nuk kërkon që të shkelet Kushtetuta e vendit tonë, mirëpo duhet bashkëpunuar me vendet e sidomos me vendet që kanë qenë tradicionalisht mike dhe kanë punuar për të mirën e ´vendit tonë dhe për të mirën e kombit tonë. Vetëm me punë dhe mençuri mundë t´i bindim shtetet e Bashkimit Evropian për të na i hequr masat ndëshkuese dhe këto do ta bëjnë se shenjat janë, prandaj edhe është ngritur zëri që i drejtohen Bashkimit Evropian që të na i hiqen masat dhe shpresoj shumë se së shpejti kjo do të bëhet realitet, e shkuar e harruar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".