Qeveria të ushtron kallëzim penal kundër gjyqtarëve të korruptuar që nxorën aktgjykime të kundërligjshme për pronat e Kishës

Qeveria të ushtron kallëzim penal kundër gjyqtarëve të korruptuar që nxorën aktgjykime të kundërligjshme për pronat e Kishës
Qeveria të ushtron kallëzim penal kundër gjyqtarëve të korruptuar që nxorën aktgjykime të kundërligjshme për pronat e Kishës

Gani Qarri

  • 22 January 2024 - 18:24

Shkruan:ANALISTI- Gani Qarri

Struktura të kriminalizuara mafio-politike të cilat kanë marrë guximin që të shkojnë deri atje, sa të ndikojnë edhe në vendimet e gjyqësorit të kapur, prej tyre, në mënyrë që sipas ligjeve diskriminuese të ish regjimit okupator të Millosheviqit edhe pronat e ish Kooperativës Bujqësore ti jepen, në pronësi manastirit të Deçanit.

 

 

Duket se është koha e fundit që Qeveria Kurti, ta marrë seriozisht trajtimin e kushtit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, vendim i cili pritet të merret në muajin qershor të këtij viti, por që ka indikacione se është duke u kushtëzuar hapur me 20 hektar prona shoqërore të ish Kooperativës Bujqësore, të cilat sipas vendimeve të diskutueshme të gjykatave të kapura e të korruptuara të Kosovës, çuditërisht i janë dhënë në pronësi Manastirit të Deçanit Kjo "lojë" meskine po kontestohet me të drejtë, shumë fuqishëm nga komuna e Deçanit dhe konsiderohet e manipuluar edhe nga Qeveria e Kosovës, e ndikuar direkt nga struktura të caktuara parapolitike të qeverisjeve të kaluara, të shantazhuara dhe korruptuara deri në fyt. Struktura të kriminalizuara mafio-politike të cilat kanë marrë guximin që të shkojnë deri atje, sa të ndikojnë edhe në vendimet e gjyqësorit të kapur, prej tyre, në mënyrë që sipas ligjeve diskriminuese të ish regjimit okupator të Millosheviqit edhe pronat e ish Kooperativës Bujqësore ti jepen, në pronësi manastirit të Deçanit. Prandaj, tanimë ka ardhur koha, që Qeveria aktuale, përfundimisht ti jap zgjidhje këtij problemi-kompleks, pasi që Kosova nuk guxon të mbetet edhe më tej, peng i proceseve integruese dhe me peshë të madhe strategjike, për zhvillimet e interesit ekonomik dhe politik me aleatët evropian dhe ata amerikan. Lidhur me dyshimet e bazuara, për veprime të manipuluara me aktgjykime të tilla të ndikuara, nga parapolitika e kriminalizuar, ka kohë që dihet mirëfilli, ndaj dhe kërkohet që pa asnjë vonesë të mëtejme, dyshimet e tilla të adresohen në rrugë ligjore penale e gjyqësore, sa më parë, që të jetë e mundur. Përderisa ekzistojnë dyshime të bazuara për nxjerrjen e aktvendimeve të ndikuara nga politika në të gjitha shkallët e gjyqësorit, i bije që edhe vet Gjykata Kushtetuese, ka qen e urdhëruar nga mafio politika, për nxjerrjen e vendimeve të kundërligjshme me porosi, prandaj dhe duhet filluar, sa më parë që të jetë e mundur, një proces gjyqësor, ndaj autorëve të dyshuar. E pasi organet përkatëse qeveritare ta kenë hetuar dhe analizuar mirë dhe deri në detaje, këtë problem kaq të komplikuar, është momenti i fundit që të merren urgjentisht, masat e nevojshme dhe të hapet menjëherë edhe procedura penale ndaj të gjithë atyre individëve, politikanëve të inkriminuar dhe gjyqtarëve të korruptuar, që kanë rënë pre e mafio-politikës, e kanë nxjerr aktgjykime të tilla të kundërligjshme dhe kundër kushtetuese. Pra Qeveria Kurti, përmes Ministrisë së drejtësisë dhe Ministrisë së brendshme, përfshi ekspertët më të mirë ligjor, duhet pa vonesë të hapin procedurë penale kundër gjykatave më të ulëta dhe gjyqtarëve të dyshuar, për të cilët sigurohen fakte se, nën ndikim të jashtëm të mafio politikës dhe mafio oligarkëve, kanë gjykuar keq, duke prodhuar vendime kundërligjore që shkojnë në dëm të qytetarëve, institucioneve të vendit, komunës dhe shtetit të Kosovës. Me këtë veprim, Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Brendshme, dyshimet e bazuara, duhet t`ia përcjellë urgjentish Prokurorisë Speciale, në mënyrë që ajo, menjëherë të ngritë kallëzim penal kundër secilit që konstatohet se i ka shkelur ligjet e shtetit të Kosovës. Po kjo lëndë duhet të dorëzohet urgjentisht edhe në gjykatë për rishqyrtim dhe të njoftohet edhe Këshilli i Evropës, se derisa çështja gjendet në procedurë dhe vijon të trajtohet, nuk mundë të vendoset si akt final, kurse në momentin që merret vendim përfundimtar në procedurën gjyqësore, Qeveria do ta zbatojë atë me mekanizmat që i ka në dispozicion.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".