Rezoluta për Srebrenicën sjell fundosjen e politikës së trashëguar millosheviqiane të Vuçiqit

Rezoluta për Srebrenicën sjell fundosjen e politikës së trashëguar millosheviqiane të Vuçiqit
Rezoluta për Srebrenicën sjell fundosjen e politikës së trashëguar millosheviqiane të Vuçiqit

Arsim Aziri

  • 23 May 2024 - 07:33

Shkruan: ANALISTI- Arsim Aziri

Ka disa muaj të tërë, mbase edhe më shumë se një vit, që presidenti serb Aleksandër Vuçiq është ne telashe me projekt rezolutën e sponsorizuar nga një numër i madh shtetesh për gjenocidin në Srebrenicë, rezolutë kjo që nëse miratohet në OKB, dita e masakrës në Srebrenicë do të shënohet në kalendarin ndërkombëtar si ditë gjithë botërore e nderimit dhe përkujtimit të atij gjenocidi, për të cilin akoma ndjekjet dhe gjykimet janë duke vazhduar, nga e cila përgjegjësi as vetë Aleksandër Vuçiqi nuk do të mundet për të shpëtuar.

Është shumë reale frika në të cilën e gjithë nomenklatura e tashme e qeverisjes në Serbi, në krye me Vuçiqin, pra shteti serb, është duke pritur që Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ta shqyrtojë rezolutën për Srebrenicën, sepse qëllimi kryesor është etiketimi ndërkombëtar, gjykimi nga i gjithë opinioni publik botërorë, përmes përkujtimit të përvjetorit të gjenocidit në Srebrenicë që do të bëhet zyrtarisht datë e shënuar ndërkombëtare. Tani më fushata e Serbisë për ta penguar miratimin e Kësaj rezolute ishte dhe do të vazhdon të jetë deri në orët e fundit, një fushatë shumë e ashpër, jo vetëm me lobime politike e diplomatike, por edhe më kërcënime ndaj shteteve fqinjë të cilat janë deklaruar pro miratimit të kësaj Rezolute. Acarimi më i madh deri më tani për shkak të kësaj rezolutë ka shpërthyer në raportet Serbi Mali i Zi dhe po ashtu kundër Maqedonisë së Veriut.

Krejt kjo gjendje stresi dhe frike po vjen edhe nga ndikimi që mundë te ketë votimi i Rezolutës për Srebrenciën, që një kërkesë e tillë të adresohet pastaj në të ardhmen edhe nga Kosova përmes shteteve mikë që që e kanë ndihmuar çlirimin dhe shpalljen e pavarësisë, dhe kanë informacione e argumente të mjaftueshme për krimet serbe që janë kryer edhe në luftën e Kosovës. Gjithsesi është shumë indikative që me Rezolutën për Srebrenicën të krijohet klimë e përshtatshme që të vazhdojnë të rihapen të gjitha dosjet e krimeve serbe jo vetëm në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë, por edhe në Kroaci, dhe Serbia si shtet shkaktar i luftërave në ish jugosllavi ta merr damkën e ndëshkimit, të kushtëzimit dhe të izolimit edhe para kombeve të bashkuara. Ky kushtëzim me mundësi izolimi do ta përcjell shtetin serb pastaj edhe në rrugëtimin për anëtarësim në BE.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".