Kosova me të drejtë po e refuzon modelin e Asociacionit të gatuar në kuzhinat e lobeve pro-serbe

Kosova me të drejtë po e refuzon modelin e Asociacionit të gatuar në kuzhinat e lobeve pro-serbe
Kosova me të drejtë po e refuzon modelin e Asociacionit të gatuar në kuzhinat e lobeve pro-serbe

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 13 June 2024 - 21:26

Shkruan:ANALISTI-Reshat Badallaj

Ai brumë që ishte gatuar në Bruksel nga ata kasnecët Borell dhe Lajckak nuk u dërgua në Kushtetuesen sepse ky Asociacion ishte me shumë hile dhe shpesh herë është parë ashiqare se ishte në anën e Serbisë dhe kështu është paralajmëruar Qeveria e Republikës se Kosovës nga shumë analist vendor dhe ndërkombëtar bile shumë njohës të mirë dhe miq nga jashtë se nuk duhet pranuar dhe bile duhet të kenë kujdes shume së ay i brumë po hëngre ka për ta mbetur në fyt tërë jetën dhe nuk ka më së kush e kthen prapë.

 

 

Mjerisht duhet te themi se na pëlqen apo nuk na pëlqen kjo qe u pa me ne fund doli se nuk pati kurrfarë rezultati. Të dy palët vepronin siç thotë populli ngri e mos këput. Serbia fashiste si gjithmonë ajo shpeshherë pranon për të nënshkruar sa për të marr kohë dhe më pastaj nuk i respekton ato fare dhe i hedhë në harresë si ajo marrëveshja e Ohrit. Dhe ndalemi e pyesim se çfarë rezultati dha? Asgjë. Ndërkaq, Kosova, me shumë të drejt nuk i zbatoi ata urdhra nga emisarët dhe të tjerët nga Bashkimi Evropian dhe bile-bile është injoruar edhe miku nga Amerika, zoti Escobar.

Ai brumë që ishte gatuar në Bruksel nga ata kasnecët Borell dhe Lajckak nuk u dërgua në Kushtetuesen sepse ky Asociacion ishte me shumë hile dhe shpesh herë është parë ashiqare se ishte në anën e Serbisë dhe kështu është paralajmëruar Qeveria e Republikës se Kosovës nga shumë analist vendor dhe ndërkombëtar bile shumë njohës të mirë dhe miq nga jashtë se nuk duhet pranuar dhe bile duhet të kenë kujdes shume së ay i brumë po hëngre ka për ta mbetur në fyt tërë jetën dhe nuk ka më se kush e kthen prapë. Dhe, e morën një mësim nga ata bythqirët që ikën e mos u kthefshin kurrë, që për interesa të tyre personale që i vunë mbi interesat shtetërore dhe kombëtare. U veprua :"Kur të djeg tamli, i frynë edhe kosit". Ndryshimet që mendon zonja Gervalla, ndoshta mundë të jenë më të mira se ata Borell e Lojcak që ndoshta do caktohen, por edhe nuk duhet ndejtë me duarkryq se të tjerët do na i kryejnë punët. Unë personalisht kam shpresë të madhe kur do i merr frerët slloveni, por edhe nuk mundë ta marrim si punë e kryer dhe bukë të gatuar, se duhet të kemi gjithmonë parasysh se përballë e kemi një armik të pabesë shekullor që të bie thikë pas shpine si rasti i Obrenoviqit.

Ndaj them se duhet të jemi më të përgatitur dhe të bashkohemi ne faktori shqiptar dhe t´i lëmë pas inatet e kaurit. Është e nevojshme që vetëm me punë ta bindim Bashkimin Evropian dhe botën e civilizuar që të mos përkëdhelet Serbia fashiste dhe ta deklasojmë propagandën që po e bënë kundër Kosovës. Pra, ne duhet të jemi të bashkuar dhe të mos i besojmë asaj propagande serbo fashiste që e përdor kundër nesh:"Obecaj, pa ne daj-Premto dhe mos jep..." Ti lëmë inatet për pushtet,por të veprojmë për shtet dhe komb.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".