Serbia vuloset edhe zyrtarisht shtet me njollën e krimit dhe gjenocidit kundër njerëzimit

Serbia vuloset edhe zyrtarisht shtet me njollën e krimit dhe gjenocidit kundër njerëzimit
Serbia vuloset edhe zyrtarisht shtet me njollën e krimit dhe gjenocidit kundër njerëzimit

Shefik Shkodra

  • 25 May 2024 - 22:57

Shkruan:ANALISTI- Shefik Shkodra

Që nga fillimi, pas luftës, kur kanë filluar bisedimet, partitë politike të Kosovës nuk ëshhtë dashur ta pranojnë dialogun me Daçiq, me Vuçiq, kryesisht elementet e luftës gjenocidale të udhëhequr nga Sllobodan Milosheviqi, vijimin prej Slovenisë, Kroacisë Bosnes e më në fund edhe në Kosovë, sepse në Serbi politika ka vijuar me të njëjtat kuadro dhe me të njëjtit persona të asaj luftës gjakpirëse. Përfaqësuesit e politikës shqiptare në Kosovë është dashur të mos i përgjigjen kësaj politike serbe në dialog. Përkundrazi, Serbia është dashur të paditet për krime që ka bërë në mënyrë të organizuar, në Kroaci, në Bosne e më në fund edhe në Kosovë.

 

Menjëherë pas luftës është dashur të bëhet padi kundër gjenocidit që është bërë në Kosovë gjatë viteve 1998/99. Për mua është e paqartë pse nuk është bërë. Për këtë kemi bërë thirrje edhe më vonë, por kjo mbeti thirrje e shurdhët. Vuçiq sot krekoset sikur nuk ka qenë ai ministër i Sllobodan Milosheviqit, apo e neglizhon fare veprën kriminale në njerëzim. Madje përpiqet në mënyrë destruktive që t’ia arrijë qëllimit, që në Kosovë të rifillojë një tjetër luftë. Këshilli i Sigurimit i OKB ka vepruar si duhet, kur e ka votuar një seancë për gjenocidin e Srebrenicës. Kjo është e dukshme në gjithë botën. Serbët duhet të dënohen gjithnjë për veprimet e tyre kriminale në njerëz. Ata nuk e kanë për herë të parë. Janë të gjeneve që e dëshirojnë krimin. Për ata krimi është si një këngë e bukur dhe e këndshme për shpirtin e tyre. Kosova është vonuar për këtë padi. Megjithatë, tash është rasti i volitshëm që edhe nga Kosova të bëhet një padi për gjenocidin e Serbisë në këtë vend. Besoj që shënimet janë të gatshme. Dhe le ta shohin se, nuk mund të tolerohet një vend i cili kur dëshiron ndaj kujtdo mund të bëjë krime në njerëzim. Dhe dëshmia është se, vërtet politika e Serbisë është e njëjtë si para e gjatë luftë me kryekriminelin Milosheviq.

 

Dhe për vitet 1998/99 ka bërë gjenocid në popullatën shqiptare në Kosovë. Emrat e politikës serbe në vijim, pashkëputshëm janë të qartë. Ata janë duke kërkuar ende gjak dhe lutet natë e ditë për këtë në kishë e me priftërinj. Bota duhet ta dijë këtë dhe do të duhej që OKB të ndërmarrin diç lidhur me këtë udhëheqje të këtij vendi, fqinj i Kosovës. Vuçiqi, Daçiqi e një farë Vulini, ndoshta është dashur ta kishin shijuar burgun kaherë, me qenë se nuk kanë bërë kthesë në të mirë të paqes në Ballkan. Ata duhet të bëhen përgjegjës për çfarëdo që ndodh. Ata janë organizatorët zyrtarë edhe për incidentin në Banjska. Ata janë nxitësit e qytetarëve serbë në Kosovë, që ta kundërshtojnë politikën e Kosovës. Jo për jetën e tyre, ata kanë të drejtat e veçanta prej minoriteteve, por qëllimi është që të ndajnë Kosovën. Padia e Kosovës kundër Serbisë do të ishte dëshmi edhe një alibi për NATO-n, e cila si aleancë e fuqishme, vërtet intervenoi për çështje humanitare për të ndaluar edhe një shkallë tjetër gjenocidi në popullatën shqiptare. Kjo aleancë ushtarake, e cila është mbështetësja e Kosovës pa kusht, do të ndihej më mirë e më qartë, nëse verifikohet e votohet zyrtarisht një rezolutë për krimet ushtarake, të organizuara nga tipat e sotshëm në politikën serbe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".