Bota demokratike duhet të reagon ashpër kundër hegjemonisë serbe

Bota demokratike duhet të reagon ashpër kundër hegjemonisë serbe
Bota demokratike duhet të reagon ashpër kundër hegjemonisë serbe

Agim Bajrami

  • 11 June 2024 - 22:39

Shkruan:ANALISTI-Agim Bajrami

E njëjta Serbi hegjemoniste e viteve 90 e frymëzuar, nga projekti akademik serb e "Serbisë së madhe" të shtunën më 8 qershor 2024, mbajti të ashtuquajturin "Kuvendi gjithëserb" në të cilën morën pjesë përfaqësuesit e serbëve të vendeve të Ballkanit perëndimore, elita intelektuale, politike e religjioze serbe, dhe u betuan përmes një 'deklarate të përbashkët ' ,se në rrethanat e zhvillimeve të gjeopolitikës globale, dhe të rendit të ri botëror,Serbia do të veprojë si një trup,të përqendruar në agjendën e tyre, kundër shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës, boshnjakëve dhe shtetit të Bosnjës e Hercegovinës ,si dhe kundër Malit të Zi në NATO, dhe Maqedonisë e Kroacisë gjithashtu.

 

Kuvendi i ashtuquajtur “gjithëserb" i mbajtur të shtunën e 8 qershorit 2024, ishte i ngjashëm me 'revolucionin serb të njohurit të viteve 90-ta në shembjen e Jugosllavisë komuniste të "modelit vetëqeverisës të Titos". Serbia, lëvizjen e " projektit të Serbisë së madhe" e filloj, nga selia e Akademisë së Shkencave e Arteve Serbe në Beograd ,dhe nga projekti i hartuar të akademikëve serb u zgjodhën liderët politik, intelektual, fetar e ushtarak, dhe ekipi mbështetës te cilët u angazhuan në detyra që do të vepronin në përputhje,me "skenarin e projektit serb" , dhe përmes luftës, të realizojnë, siç thonë ata , "aty ku është një serb apo varr serb , është Serbia ". Nga projekti akademik i Serbisë së madhe" në emër të mbrojtjes së integritetit kushtetues të Jugosllavisë ,Serbia përmes 'revolucionit të jogurtit' tubimeve e protestave serbe,ndryshuan , udhëheqjen politike në Mal të Zi, Vojvodinë,bënë okupimin e Kosovës, përmes suprimimit të dhunshëm të autonomisë së Kosovës që u përdorën forca ushtarako-policore përmes shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme,bëri agresioni në rendin kushtetues të njësive federale; të Sllovenisë dhe Kroacisë, gjithnjë nën pretekstin, se " komuniteti serb atje po diskriminohet".

Dhe Serbia duke mos pranuar, që përmes bisedimeve paqësore me njësitë federale të republikave dhe krahinave autonome, të hulumtohen mundësitë e rregullimit të ndonjë model tjetër të shtetit të deri atëhershëm të vetëqeverisjes Jugosllave. Ajo Serbia, e udhëhequr përmes liderit të atëhershëm serb Milosheviq,i diktoj me dhunë ngjarjet përmes organizimit të serbëve, të shtyrë, e nxitur në përkrahjen e revolucionit të projektit të "Serbisë së madhe" edhe përmes luftës, kundër republikave tjera, dhe Kosovës, që vepronin nga shtabi i gjeneralëve serb, të cilët e përvetësuar udhëheqjen e armatës së atëhershme jugosllave, për të luftuar kundër pavarësisë së Sllovenisë, Kroacisë,Bosnje dhe Hercegovinë, dhe Kosovës,nga u shkaktuan, viktima,vuajtje,shkatërrime e vrasje tek popullsia civile. Serbia deri më tani nuk u pendua e as kërkoj falje për krimet e bëra ndaj popujve tjerë. Edhe Asambleja e OKB-së, përmes rezolutës, Serbinë e shpalli fajtorë për gjenocidin e bërë në Srebrenicë ndaj popullit boshnjak,por ka mbetur, të ndërmerret iniciativa, që Asambleja e OKB ,Serbinë po ashtu, të mbaj fajtorë, për gjenocidin e bërë ndaj shqiptarëve në Kosovë gjatë luftës 98/99, dhe kroatëve të Kroacisë. E njëjta Serbi hegjemoniste e viteve 90 e frymëzuar nga projekti akademik serb e "Serbisë së madhe" të shtunën më 8 qershor 2024, mbajti të ashtuquajturin "Kuvendi gjithëserb" në të cilën morën pjesë përfaqësuesit e serbëve të vendeve të Ballkanit perëndimore,elita intelektuale,politike e religjioze serbe,dhe u betuan përmes një 'deklarate të përbashkët ' ,se në rrethanat e zhvillimeve të gjeopolitikës globale, dhe të rendit të ri botëror,

Serbia do të veprojë si një trup,të përqendruar në agjendën e tyre, kundër shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës, boshnjakëve dhe shtetit të Bosnjes dhe Hercegovines , si dhe kundër Malit të Zi në NATO, dhe Maqedonisë e Kroacisë gjithashtu. Gjithnjë nën pretekstin, së se serbët janë të rrezikuar nga autoritetet e atyre shteteve, që Serbia po i konsideron , si jo miqësore. Dhe ndaj projektit të Serbisë së madhe, si duhet të reagojnë vendet dhe popujt e Ballkanit perëndimore ndaj një hegjemonie agresive serbe në veprim, kundër paqes dhe sigurisë të popujve dhe vendeve të rajonit të Evropës jug-lindore të quajtur në tema diplomatike 'Ballkani perëndimor'.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online