Vazhdimi i mandatit shtesë për Lajçakun në dialog, një futje e procesit në rrugë pa krye

Vazhdimi i mandatit shtesë për Lajçakun në dialog, një futje e procesit në rrugë pa krye
Vazhdimi i mandatit shtesë për Lajçakun në dialog, një futje e procesit në rrugë pa krye

Blerim Burjani

  • 19 June 2024 - 17:11

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Është pak i çuditshëm optimizmi i përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për vazhdimin e tij edhe për një kohë, në cilësinë e kryesuesit. Unë mendoj se fare nuk ka parametra matës për të ndërtuar një besim të tillë.

 

Deri me tash është i dështuar dyshja evropiane Lajçak , Borell, këta dy e kanë sjell deri këtu dialogun ku ka ndëshkim për Kosovën , favore për Serbin, në anën tjetër kanë penguar dhe kanë ndal Kosovën të bëhet pjesë e KiE,vazhdimi i një mandati për sado pak kohë, rezultati për dialog është ky që është, dialogu ka regres të plotë, sa i përket Asociacionit ai nuk do të asnjëherë me Albin Kurtin, me dikë tjetër apo me opozitën aktuale nëse vijnë në pushtet mund ta bëjnë një asociacion. Shpresat janë të vogla apo minimale, nuk do të ketë asgjë prej temës së përfundimit të këtij dialogu, marrëveshja e Ohrit është katrahurë varrosje këtij dialogu, nuk ka lënë njohje reciproke e kjo e ka mbyllur kapitullin e normalizimit, tentativa për të bërë trysni në zbatim të kësaj marrëveshje është një lloj qorrsokaku i madh.

Zgjidhje nuk ka, por shëtitje diplomatike. Ka jo dialog, por ka monolog në mes palëve. Ata flasin me vete por jo me ndërmjetësuesit. Qëndrimet e palëve janë betonuar, pra nuk ka zgjidhje përfundimtare si qetësi momentale në mes palëve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".