Asociacioni lokal për komunat me shumicë serbe, vetëm sipas modelit kroat

Asociacioni lokal për komunat me shumicë serbe, vetëm sipas modelit kroat
Asociacioni lokal për komunat me shumicë serbe, vetëm sipas modelit kroat

Arsim Aziri

  • 19 June 2024 - 17:08

Shkruan: ANALISTI-Arsim Aziri

Përderisa asociacioni është kriter tepër me rëndësi për opinionin ndërkombëtar dhe gjetjen e qeverisë aktuale para këtyre kushteve, normalisht të shtyra edhe prej qeverisjeve të kaluara, qeveria aktuale e ka të pamundur të mohoj një proces të tillë. -Mbase nëse paraqiten kritere të mëdha kundërshtuese, Kosova s’do të mund të përfitonte apo të zhvillonte procedura të mëtejme evropiane, andaj është brenda domosdoshmërisë qeveritare që të hartoj një koncept strukturor sa i përket themelimit të një bashkësie që bie konform rregullave të shtetit tonë, çfarë nuk e thyen në asnjë mënyrë unitetin kushtetues, duke quar në harmoninë ligjore e normative.

 

Kosova në asnjë mënyrë nuk duhet të mbes peng i të kaluarës apo ideve tepër dogmatike, që mundë të qojnë në procese regresive, duke e bërë shtetin tonë jo potencial për zhvillime progresive, që dorën në zemër janë tepër me rëndësi sidomos në situatën aktuale që gjendet bota. Sot çdo shtet duhet ta ketë me rëndësi ndërlidhjen e politikave me politikat evropiane, duke ndikuar kështu në përforcimin si të gjendjes së brendshme ashtu edhe të jashtme, duke qenë në dijeni se mundësia për konflikte aktualisht është shumë e mundshme.

Kalimi eventual përtej normave të tanishme të përcaktuara me kushtetutë, për mënyrën e lejuar te vetorganizimit te komunave në shoqata dhe organizma të tjerë të interesit të përbashkët, që mundë të paraqet një shkallë të dytë të pushtetit, do të ishte cenim i rëndë i sovranitetit të shtetit dhe rrezikim serioz i funksionaliteti për një kohë shumë të shkurtër. Duke pasur si model për të keq të rrezikimit të sovranitetit të shtetit nga një autonomi e zgjeruar me kompetenca ekzekutive, të bartura nga niveli qendror në atë lokal, siç është Republika Srpska në Bosnje, atëherë modeli i vetëm i cili do të duhej marr si mostër nga ana e Kosovës, për ta përmbushur obligimin ndërkombëtar të trashëguar nga mandatet e kaluara qeverisëse, do të ishte modeli kroat i autonomisë lokale për komunitetin e atjeshëm serb. Model i cili nuk ka asnjë element të mundshëm që mundë të shpërdorohet dhe të rrezikohet funksionaliteti unik i shtetit, integriteti territorial.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".