Gjykata Kushtetuese duhet të veprojë në mënyrë urgjente që situatat politike të kenë zgjidhje

Gjykata Kushtetuese duhet të veprojë në mënyrë urgjente që situatat politike të kenë zgjidhje
Gjykata Kushtetuese duhet të veprojë në mënyrë urgjente që situatat politike të kenë zgjidhje

Nue Oroshi

  • 10 May 2025 - 08:56

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës duhet ta luajë rolin që ka dhe duhet të bëjë interpretimet ligjore në mënyrë shumë të qartë. Ajo duhet të veprojë në mënyrë urgjente që situatat politike të kenë zgjidhje. Ajo duhet ta garantojë rendin dhe sigurinë dhe të mos merret vetëm me fjalë të thata.

 

-Realisht, Gjykata Kushtetuese nuk bën të marrë anime politike, por duhet ta interpretojë Kushtetutën në mënyrë të përpiktë. Por ajo nuk mund të veprojë nëse nuk i përcillen lëndët nga Presidentja e Kosovës se si duhet vepruar në mënyrë ligjore në të ardhmen. Pastaj deputetët i kanë dy zgjidhje: njëra, të marrin pakëz kondicion politik dhe të fillojnë me punuar për Republikën e Kosovës, ose të tërhiqen krejtësisht dhe të kalojnë në jetën private.

Nuk mbahet shteti me inate politike. Politika duhet ta bëjë dallimin mes shtetit dhe pushtetit. Politikanët që luftojnë për pushtet janë të përkohshëm, kurse shteti është i përhershëm. Është mirë që në të ardhmen, para se të jetë shumë vonë, politikanët tanë të votojnë kryetarin dhe kryesinë e Parlamentit. Edhe më keq do të jetë nëse shtetet mike të shqiptarëve, si Amerika, Gjermania apo ndonjë shtet tjetër, do të ndërmjetësojnë në themelimin e institucioneve të Kosovës. Kjo do të thotë se ne nuk jemi të zotët ta mbajmë shtëpinë pa i pyetur të tjerët që nuk janë pjesë e shtëpisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".