Roli i Presidencës dhe Gjykatës Kushtetuese në zhbllokimin e Institucioneve pas zgjedhjeve

Roli i Presidencës dhe Gjykatës Kushtetuese në zhbllokimin e Institucioneve pas zgjedhjeve
Roli i Presidencës dhe Gjykatës Kushtetuese në zhbllokimin e Institucioneve pas zgjedhjeve

Xhevat Meha

  • 09 May 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha

Gjendja e krijuar pas zgjedhjeve në krijimin e institucioneve është diçka e paprecedent, praktikë që tepër rrallë mund të ndodhë diku në botë. Mirëpo, pavarësisht kësaj gjendjeje, Kosova i ka mekanizmat që ofrojnë mundësi për zhbllokim të situatës. Është mekanizmi i Presidencës si garantues i fundit i funksionimit të institucioneve dhe është Gjykata Kushtetuese që është garantuese e rendit kushtetues.

 

-Presidenca ka detyrim që të garantojë funksionimin e institucioneve, dhe ky garantim sigurohet përmes ndërhyrjes me veprime konkrete. Mirëpo, ndërhyrjet nga Presidenca duhet të bëhen vetëm dhe vetëm kur është vërtet e domosdoshme, kur janë shteruar të gjitha mundësitë tjera. Kjo për faktin se ndërhyrja nga Presidenca nuk duhet shfrytëzuar për qëllime politike ditore apo anime politike, por vetëm dhe vetëm për të siguruar funksionimin e institucioneve në bazë të Kushtetutës.

Në rastin e tanishëm, Presidentja duhet të gjykojë momentin e duhur për të vepruar, as para kohe dhe as pas kohe, për të kërkuar mendim nga Gjykata Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese nuk jep mendime nga kushdo që i kërkohet, mirëpo në rastin si ky, nga Presidentja do të japë mendimin dhe interpretimin për të gjetur zgjidhje të zbrazëtirës kushtetuese dhe ligjore që kemi tani për tani.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".