
Lexoni edhe:
‘Lëvizja’ e Albin Kurtit pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese është vendnumërim
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Deputeti Albin Kurti me vazhdimin e të nominuarës së tij, Albulena Haxhiu, e ka gjetur vetëm një veprim politik. Shtyrjen sa më shumë që është e mundur për të mos e themeluar Parlamentin e Republikës së Kosovës, për faktin se pas themelimit të Parlamentit i vjen radha formimit të Qeverisë. Dhe tek Qeveria i ka vetëm dy javë afat VV dhe dhjetë ditë afat opozita e kaluar për të themeluar institucionet. Aty, nëse dështojnë, duhet të shkojnë në zgjedhje. Dhe nëse shkohet në zgjedhje, unë do të kisha propozuar KQZ që asnjë nga 120 deputetët aktualë të mos certifikohen për të konkurruar për deputet. E ka të drejtë KQZ ta bëjë një gjë të tillë për faktin se asnjëri nga 120 deputetët nuk kanë qenë të interesuar që të formohet Parlamenti i Republikës së Kosovës. Ja po kalojnë pesë muaj të plotë dhe nuk kemi institucione.
‘Lëvizja’ e Albin Kurtit pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese është vendnumërimLexoni edhe:
-Në këtë rast, loja me institucionet e shtetit është lojë e rrezikshme që e vë në rrezik ekzistencën apo shuarjen e shtetit të Kosovës. Dhe këta deputetë nuk kanë të drejtë ta bëjnë një gjë të tillë. Se për këtë shtet, shqiptarët për një shekull kanë dhanë gjak, djersë, mund, mjetë financiare, kanë humbur shumë gjenerata shëndetin nëpër burgje, e shumë të tjera kanë humbur shëndetin nëpër protesta dhe demonstrata, jo vetëm në Kosovë, por edhe në mbarë Evropën dhe Amerikën. Disa të tjerë edhe janë vrarë për veprimtari politike.
Kurti po e di shumë mirë që nuk e ka shumicën dhe ai duhet ta propozojë një kandidat ose kandidatë tjetër. Nëse vazhdon me këtë ngurtësi, jam i bindur se në zgjedhjet e jashtëzakonshme ai do të bjerë shumë në përqindje, për faktin se përgjegjësia më e madhe për dështimin është e tij, por jo përgjegjësia e plotë, sepse përgjegjësi kanë edhe partitë e tjera që po qëndrojnë në pozicione të ngurtësuara.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".