
Lexoni edhe:
Vjen paralajmërimi: Marrja dhe mbajtja e pushtetit me shkelje të Kushtetutës është e kundërligjshme
Shkruan: ANALISTI-Idriz Zeqiraj
Ministri i Financave, Punës dhe i Transfereve, Hekuran Murati, i saktë, i përgjegjshëm dhe shumë profesional, në të gjitha vendimet dhe veprimet që bën, në resorin ministror që ai udhëheq. Zhurmimet e çakorduara, që bën opozita, tashmë e bashkuar, tërësisht destruktive, janë qëllimkëqija, lehje në hënë, me tendencë të marrjes së pushtetit të pamerituar, përdhunshëm. Në aleancë me Vuçiqin, së bashku me Listën Serbe, Grenellin e Ramë Gjatoshin, i janë sulur Qeverisë së LVV-së, me votim pothuajse plebishitar popullor.
-Kuadri i lartë i partisë së LVV-së, njëherësh ministër i Qeverisë së saj, Hekuran Murati, në të gjitha deklarimet e tij, përfaqëson partinë dhe Qeverinë Kurti. Lideri karizmatik i LVV-së, Albin Kurti, ka qëndruar dy dekada në opozitë, për të ardhur, madje bindshëm e demokratikisht, në pozitë. Deklaratat publike të tij janë sentenca të artikuluara qartazi, me pak fjalë dhe kuptimplota. Dhe jo zhurmime të rrëmujshme, lum fjalësh, që shpërndajnë mjegullnajë, si halla Timë e AAK-së dhe dadat e saj: Vlora e PDK-së, Kykmetja e LDK-së, Xhevahirja e NISMË-s, të cilat paturpësisht e kriminalisht, lëndojnë plagën e madhe të vrasjes së djalit, nga qeveritë e tyre, kryesuesin e seancës së Kuvendit të Kosovës, Avni Deharin, i cili stopon në llomotitjet e tyre shpifëse dhe sharëse!
Krejt njëjtë janë të artikuluar në deklarimet e tyre publike edhe kuadrot tjerë të LVV-së. Dhe, ky është një standard i ri në Kuvendin e Kosovës. Por, në rast të ngulmimit të mediave apo ndokujt tjetër, paraprakisht thonë se "ky është mendimi im personal". Andaj, ministri Murati dhe kuadrot tjerë të LVV-së, janë unikë në deklarimet e tyre, të bazuara në prova konkrete dhe assesi nuk janë akuza politike. Qartazi, opozita është në përpjekje sa të kundërligjshme, aq edhe të dështuar, për ta marrë pushtetin në tavolinë!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".