Mulliqi: E vetmja punë që dikush mund ta bëjë në Kosovë, pa asnjë përgjëgjësi është politika!

Mulliqi: E vetmja punë që dikush mund ta bëjë në Kosovë, pa asnjë përgjëgjësi është politika!
Mulliqi: E vetmja punë që dikush mund ta bëjë në Kosovë, pa asnjë përgjëgjësi është politika!

Skender Mulliqi

  • 27 August 2025 - 12:13

Shkruan: ANALISTI-Skender Mullliqi

Për të gjitha punët ekziston përgjegjësia.E vetmja punë që dikush mund ta bëjë në Kosovë, pa asnjë përgjëgjësi është politika!Politikanët kan nevojë vetëm për pa turpësi , thjeshtësi, pandjeshmëri dhe nevojën për të shitur karakterin dhe keqëbërjet e tyre , dhe mund të kërkojnë pushtet dhe para.Njerëzit e zakonshem mendojnë se një politikan nuk mund të injoron më mënyrën elementare të sjellës.

Edhe foshnjat mësohen të rezonojnë mirë , duke zotëruar vetëkontrollin e tyre.Njerëzit e politikës në Kosovë e kan humbur vetëkontrollin moti nga lakmia për pushtet dhe para.Këta e kan dëshmuar për 20 vite që nuk kan lënë gjë pa berë jashta ligjit, apo duke u ngitur mbi ligjet në fuqi.Gjithqka përvetësuan dhe zhvatën, pa u trembur së do të ndëshen më ligjin.Nuk e kontrolluan kur veten dhe as veprimeet e tyre .Ata u krenuan më atë që kan bërë në dëm të qytetarëve.Kurrë nuk dolën nga budallëku dhe poshtërësitë e tyre politike.Për ata, zgjidhja është e thjeshtë. Mijëra njerëz të varfër, jeta e të cilëve është fjalë për fjalë vetëm një luftë e tmerrshme dhe pa duar për mbijetesë fizike.Pse Kosova është vazhdimisht, dhe vazhdimisht vendi i padrejtësive të mëdha ?Qytetarët menduan më të drejtë pas lufte , se Kosova është e ardhmja e tyre dhe jo greminë për asgjësimin e mbetjeve toksike?Injoranca e njerëzve të pa kualifikuar të politikës i prun të gjitha krizat të cilat e bënë jetën e keqe për shumicës.Nuk po lejojnë të shkëputemi nga vendi më i varfër në Evropë. Nuk po lejojnë duke keqëpërdorur të jetojmë krahas shteteve të zhvilluara dhe demokratike në Evropë.Pa ngopësia e tyre , ka bërë që të stagnojnë të gjitha proceset zhvillimore.

Humnera në të cilën po biem çdo ditë është gjithnjë e më e thellë dhe dëshpërimi ynë është i papërshkrueshëm. Më është i qartë se ky tekst dhe shumë të tjerë të mëparshem nuk kan asnjë kuptim për diletantet e politikës. Historia e tyre është e mbushur plotë neveri sa të trazohet stomaku.Është më koha që Kosova të hynë në një normalitet të ri të vertetë , e jo gjendja jo normale të kthehet në normalitet.Hajdutet e politikës po bashkëpunojnë me mafian dhe vjedhin milina euro nga njerëzit e varfër të këti vendi .Kosova po sundohet nga mafiozët shumngjyrësh. A është vërtet që asnjë problem i vetëm nuk mund të zgjidhet në këtë vend ? Sharlatanët e të gjitha profileve kan zënë hapësirë të madhe në media. Ata organizojnë promovime, shfaqen në televizion, askush nuk i pengon të shesin budallallëkun e tyre kërcënues për jetën dhe të ardhmën e shtetit.Po përqajnë dhe po e ndajnë këta matrapaz analista shoqërinë tonë në të gjitha format e mundshme. Politikanët tanë dinë vetëm të fshijnë hyndët dhe jargatë nga darkat dhe drekat e bëgata, dhe jeta luksoze të cilën po e bëjnë pa fije turpi.A nuk morën paga koti deputetet për 6muaj dhe para shtesë po çdo mbatje të seancave?Po morën sikur kan marrë që shumë koha paga të majme kur shumica po mbijetojnë më paga mizerable.Çfarë mutqihone.Çfarw populli i pa fat dhe i pa lumtur që jemi!Kaos në Parlament që shumë kohë.Një grup i madh kuvendarësh , mallokojnë , mblidhen dhe kërcënojnë.Apo jo?Këto skena i pamë dhe ndëgjuam në Kuvend.Idiotë të sëmuar për pushtet!Ne votuesit kemi faj, se po i ushqejmë “minjtë” e politikës më budallakinat tona, së kurrë nuk e ngritem zërin sa duhet për padrejtësitë që na u bënë .Gjithçka duhet të ketë kufijtë e saj, përfshirë aktivitetet politike të njerëzve arrogant dhe mendjemëdhenj.Gjithçka mund të ishte ndryshe dhe më e bukur. Nëse do të gjendej dikush që mund të sillte mirësjellje, ndershmëri dhe empati ndaj të gjithë qenieve njerëzore, ky vend do të bëhej po aq i bukur nga brenda edhe nga jashtë.Të largohen nga radhët tona ata që po i pëngojnë proceset nese vërtetë e dëshirojmë të mirën tonë dhe të shtetit që nuk po e ndërtojmë mirë…

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".