
Moska dhe Beogradi janë bërë kështjellë të tiranëve më të tmerrshëm të historisë së kohëve të fundit


Skender Mulliqi
Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi
Pjesëmarrja në Paradën ushtarake në Moskë të presidentit serb, Aleksander Vuqiqi,ishte një shuplakë tjetër ndaj botës perëndimore, e cila që shumë kohë po zhvillon negociata për Klounin e Millosheviqit në pushtetin actual të Serbosë.Kërcënimet ndaj Kosovës i sinkronizuan Putin dhe Vuqiq, dhe presidenti kinez, Li, të cilët I prentuan Vuqiqit ndihmë në armatim .Pa dyshim së në krye të shtetit serb, më decenie me radhë janë mbledhur llumi I luftës pushtuese ndaj popujve të tjerë në Ballkan.Hipokrizia e plotë e shoqërisë së pareformuar serbe, është një nga atarët më problematic të Ballkanit.Serbia është një shtetet mafioz dhe terrorist , më të gjitha llojet e primitivëve në të gjitha institucionet , kulturën dhe ekonomine.
Jo që në Serni kurrë nuk u heshtën kriminelët brutalë të luftës në ish –Jugosllavi , por këta po cilësohen si heronj popullorë nga mitet e errëta mesjetare serbe . Dhe, Evropa sikur I ka futur veshet ne lesh para garniturës criminale e terroriste në krye të Serbisë, të cilët vazhdimisht po e kërcenojnë rajonin dhe veqmas Kosovën më luftë të re.Evropa po tregohet hileqare ndaj interesave të shqiptarëve , duke toleruar një regjim primitiv dhe të egër të qetnikizmit sebomadh.Hilet duken ashiqare siq e tha edhe presidenti kroat, Milanoviq, kur bëhët fjalë për sulimin terrorist në Banjskë, që kishte për qëllim ndarjen e Kosovës mbi bazat etnike.Ishte premtuar nga BE-ja dhe ishte formuar edhe një komsion hetues për këtë ngjarje terroriste, por sikur rezultojë barazi më asgjë.Dhe, kur as pas këtij akti brutal që u vra një polic i Kosovës, Serbia e Vuqiqit nuk mori ndëshkim dhe nuk e dorëzoj organeve të drjetësisë në Kosovë, protagonistin kryesor të aktit terrorist, Millan Radojqiq, u bë e qartë së BE-ja edhe në bisedimet maratonike për normalizim të mardhënjëve Kosovë-Serbi, bëri hile duke e favorizuar Serbinë sikur ajo të ishte viktima e jo agresori që la të vdekuar më mijëra veta në luftën në ish-Jugosllavi, për pushtimin e tokave të huaja. Vuarja e masave ndëshkuese ekonomike nga BE-ja ,Kosovës pa asnjë të drejtë vetëm pse ajo shtriu sovranitetin në veri të vendit, është justifikimi më I keq dhe i dëmshem për proceset .Vuqiqit që shumë vjet sa është në pushtet nuk po I mungon asnjë qime e flokut nga faktori ndërkombëtar, duke favorizuar një shtet gjenocidal në Ballkan, I cili parreshtur po kërkon luftë më Kosovën,siq kërcenojë se fundi Vuqiqi nga vizita e tij Rusisë. Në dekadën e fundit të shekullit të 20-të, Serbia dhe shumica e popullit serb kaluan nëpër një rënie të tmerrshme shoqërore dhe kombëtare me vullnetin e tyre. Madhësia e krimeve, të kryera përmes të paktën katër luftërave të zhvilluara me fqinjët ishte e pashembullt. Madhësia e brutalitetit dhe çmendurisë kolektive dhe fuqia e llumit shoqëror, duke iu shkatuar dëme të mëdha shteteve fqinje , e shpërbëu seriozisht shoqërinë serbe, diktaturën primitive dhe kaosin brenda atij konglomerati, të cilin pushtet criminal të Vuqiqit, studentetët që shumë kohë më valën e protestave po dëshirojnë ta rrëzojnë nga pushteti.Së kur do të ndodhë kjo, nese ndodhë mbetet të shihet.Serbët kryen krime mizore të cilat mbeten pa ndëshim të duhur edhe pse Gjykata e Drejtësisë në Hagë ishte themeluar enkas për krimet e luftës në ish-Jugosllavi.U dënuan vetëm disa kriminelë të luftës e shumica sot e atë ditë mbeten në liri.Presidentit Vuçiç dhe kabineti I tij qeveritarë si të besuar rusë, po bëjnë plane djallëzore për të ndezur fitilin në një fuçi baruti që digjet vazhdimisht siq është Ballkani .Serbët janë treguar popull mashtrues dhe horra të të gjitha llojeve , se kurrë nuk u diferencuan nga gjenocidi dhe etnocidi që shkaktuan në Bosnje dhe në Kosovë.
Është një popull trushpërlarë , që gjithmonë ngjalli apetitet për pushtimin e tokave shqiptare, se bashku më Kishën Ortodokse Serbe , si nxitësin shpirtëror të këtyre krimeve.Kjo është Serbia që i merrë kriminelët e luftës dhe grabitësit si idhuj, dhe përpiqet t'i mbulojë krimet dhe humbjet e saj me falsifikime dhe publicitet të tërbuar ,si sakrifica dhe merita për paqen.Po endërrojnë një Botë serbe, që së bashku më Botën ruse , do të flasin përseri më mite të shpikura dhe të fabrikuara , gjoja për lavdinë serbo-ruse, duke i kërcenuar popujtë e Evropës Lindore dhe shtetet e Ballkanit më luftë.Moska dhe Beogradi janë bërë kështjellë të tiranëve më të tmerrshëm të historisë së kohëve të fundit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".