
Kosova shtet i çudirave!


Florim Zeqa
Shkruan: Florim Zeqa
Shkrimin e sotëm po e nisi me një gjarje të vërtetë të një analfabeti funksional! E merrë eprori i tij një punëtorë për ta meësuar se si përdoret kompjuteri. Pasi ia bën gati dhe ia vë në funksion PC-në, i thotë: “merre mausin dhe vendose tek ikona atje lartë. Ai e merrë mausin në dorë dhe e ngritë në lartësinë e ikonës së caktuar në kompjuter”! Me këtë veprim, eprori e kuptoj se punëtori i tij asnjëherë në jetën e tij nuk e kishte përdorur kompjuterin!
Pse (nuk) i duhet politikanit asistenti?!
Andaj, deri diku mund të arsyetohen deputetët ‘analfabet funksional’ për angazhimin e asistentëve/asistenteve, por jo edhe deputetët ‘akademik me plagjiaturë’ që e dëmtojnë buxhetin e shtetit pas pasur fare nevojë!
Do të ishte mirë, që qeveria në largim apo ajo në ardhje cila do qoftë ajo, që deputetëve të legjislaturës së 9-të (nëse e vazhdon punën) t'ua siguoj edhe ‘Dronët’ për vajtje-ardhje në Parlament shkaku i trafikut të ngarkuaruar!
Ngase do të jenë të pamjaftueshëm asistentët personalë për deputetët pasivë dhe analfabet të Kuvendit të Kosovës!
Ngase, vetëm edhe kjo po u mungon! Gjitha të tjerat i kanë të garantuara nga shteti, i cili për dikë është bërë nënë e për dikë tjetër njerkë!
Puna e asistentëve dhe e këshilltarëve nuk është risi në qeverisjet e pasluftës. Kemi pasur Kryeministër me 5 zëvendëskryeministra dhe me 25 këshilltarë, kemimpasur Qeveri më shumë ministri dhe me mbi 100 asistentë dhe këshilltarë, Kryeparlamentar me 5 zavendëskryetar, por deri më tani kemi pasur vetëm President pa zavendëskryetarë, por më shumë këshilltarë, vozitës dhe parrukierë, kamarierë dhe shërbëtorë njëkohësisht!
Mirëpo, për politikanët asgjë nuk është e pamundur në shtetin e Kosovës! Nëse nuk di ta përdorë kompjuterin, e merrë këshilltarin dhe asistentin. Pagat dhe honoraret nuk i ndalen asnjëherë, sikurse që nuk i mungojnë as drekat dhe darkat në restorantet luksoze, poashtu makinat e shtetit në dispozicion 24 orë, telefonat mobil i kanë të mbushur plot me paratë e shtetit!
Politikanët karrierist gjatë fushatave zgjedhore vrapojnë pas qytetarëve dhe i trajtojnë vetëm si numra për vota, kurse pas zgjedhjeve nuk i trajtojnë më as si njerëz, i harrojnë tërësisht deri në zgjedhjet e radhës. Politikani që i merr votat, nga roli i lypësarit kalon në atë sundimtarit!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".