Kosova ka fituar luftën dhe e meriton paqen e saj, dhe nuk do të tolerojë më provokime dhe poshtërime….

Kosova ka fituar luftën dhe e meriton paqen e saj, dhe nuk do të tolerojë më provokime dhe poshtërime….
Kosova ka fituar luftën dhe e meriton paqen e saj, dhe nuk do të tolerojë më provokime dhe poshtërime….

Skender Mulliqi

  • 12 September 2025 - 11:34

Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi

Shumica e kësaj klase politike e “adhuruan” kapitalizmin .Ata pak gjë të hajrit krijuan , e më shumë për gjatë këtyre viteve u treguan të etur për pushtet dhe para.Ne fakt u “protestua” kundër capitalizmit liberal , për të jetuar më bukur për veten, e jo për popull.Ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës shpërfaqën gjithqka, se cilët janë ata.Arritën ti shesin shoqërisë dhe institucioneve gënjështra dhe manipulime .U bënë magjistar i të keqës, ku edhe për këtë punë kërkohët talent.Sikur të kishin treguar talent për punë të mbara, largë do të kishte shkuar Kosova në zhvillim dhe prosperim.Ne vend të demokracisë na ofruan gjysem anarki, në vend të normave morale , na ofruan imoralitet, na ofruan kauzi vlera në kulturë, art etj.Harrova kur jemi këtu dikush apo shumë prej tyre na shitën patriotizëm të rrem.

Sigurishtë së të gjitha këto I bën më qëllim, sepse kjo paguhet mirë!Kosova është lodhur nga përqarjët , ku politikat po inkurajojnë këtë plus propaganda ne medie.U harruan krimët e ushtrisë dhe paramilitarëve serb në luftën e Kosovës për çlirim.U harrua gjenocidi dhe spatrimi etnik kundër shqiptarëve , sepse trupi dhe mendja e tyre janë turbulluar për pushtet, duke harruar shtetin dhe të ardhmën e tij. Harruan së për Atdhe u vranë nga agresori serbomadh civilë, të moshuar , gra dhe fëmijë, u dogjën shumë prona.Lista e dëmeve që na I shkaktoj armiku shekullor serb është I madh.U harruan edhe 1600 të zhdukur diku në Serbi.U harruan poashtu shumë gra dhe motra tona të dhunuara.

Unë besoj dhe shumë të tjerë së populli dhe pjestarët e UÇK-së, luftuan për Atdhe dhe Komb, jo për parti, para dhe pushtet.Kemi bërë rrugë të gjatë duke iu dhënë parat tona përtacëve dhe lakmitarëve për pushtet apsolut.Është koha e fundit të luftojmë për të drejtat dhe liritë tona së jemi u shumicë në këtë vend.Mos të lejojmë që të na mallkojnë më të drejtë fëmijët tanë.Nuk durohet mjerimi politik , institucional dhe vuajtja nga mjerimi social.Në çdo shoqëri ekzistojnë dy lloje normash që formësojnë sjelljen e njerëzve ; ligjore dhe morale.Normat ligjore rregullojnë sjelljet , dëmi I të cilave për shoqërinë është dukshem dhe i menjehershem,vjedhja , manipulimi e mashtrimi që po na bëhët.Normat morale rregullojnë atë që nuk është ligjerisht e dënueshme , por që shkatërron shoqërinë në planin afatgjatë.Këto duhet të bashkërendohen më njera tjetrën.Kosova ka fituar luftën dhe e meriton paqen e saj, dhe nuk do të tolerojë më provokime dhe poshtërime….

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".