Vjen paralajmërimi: Në Kërçovë dhe Strugë ka gjasa që të bëhen pazare politike në favor të VMRO-së

Vjen paralajmërimi: Në Kërçovë dhe Strugë ka gjasa që të bëhen pazare politike në favor të VMRO-së
Vjen paralajmërimi: Në Kërçovë dhe Strugë ka gjasa që të bëhen pazare politike në favor të VMRO-së

Nexhat Bexheti

  • 21 October 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Nexhat Bexheti

Sa i përket numrit të votave të AKI, të cilat janë në numër më të madh, por nuk janë efektive ngase nuk arritën të marrin funksionin e fituesit në Komuna, në dallim nga AKI, VLEN i ka votat më funksionale të cilat do t’ia sjellin numrin më të madh të Komunave si ngadhënjyes i zgjedhjeve vendore. AKI dështoi në kampanjën parazgjedhore sepse nuk dha forma të reja të zgjidhjeve të problemeve të sedimentuara në aspektin urbanistik për rregullimin e infrastrukturës kaotike në mjediset komunale. Kampanja e AKI-it u fokusua në ofertat politike republikane.

 

-Sa i përket fitores së Çashkës, nuk do të ketë ndonjë ndryshim në ekuilibrin etnik dhe politik në Maqedoninë e Veriut, sepse Komuna e Çashkës nuk paraqet ndonjë ndryshim, pasi kjo është komunë e vogël dhe e pazhvilluar, nuk disponon me fuqi politike që të ndikojë politikisht. VLEN duhet të posedojë forcë politike të fuqishme që ta ndryshojë strukturën zhvillimore të Çashkës. Aty akoma nuk është zgjidhur problemi me shkollën fillore në gjuhën shqipe. Në pikëpyetje bie Kërçova dhe Struga, ku ka gjasa që të bëhen pazare politike në favor të VMRO-së. Shenjat e para të pazareve politike u dukën në mosinteresimin për ta fituar Komunën e Butelit, ku numri i votuesve shqiptarë është mbi 50%. Sikur të fitohej Komuna e Butelit, atëherë do të ndryshonte ekuilibri etnik i politikës në Maqedoninë e Veriut.

Destabilitet politik mund të ketë nëse fitore korrën VMRO në Kërçovë dhe Strugë. Revolta mund të eskalojë me protesta dhe me forma të tjera destabilizuese të shqiptarëve. AKI mund t’i shfrytëzojë si pretekst i moskënaqësisë së procesit zgjedhor duke mos i njohur si legjitime. Me këtë pazar politik nëse ndodh, e gjithë popullata shqiptare do të përgjigjet unanimisht pa marrë parasysh se cilit tabor politik i takojnë.

Si rezymé përfundimtare e zgjedhjeve vendore në Maqedoninë e Veriut, nuk u shfaqën platforma politike për decentralizimin apo kantonizimin e pushtetit qendror. Akoma unitarizmi do të fuqizohet dhe komunat asnjëherë nuk do të dalin nga borxhet, sepse nuk munden me 4% të TVSH-së të mbulojnë shpenzimet, ashtu që Qeveria akoma do t’i kontrollojë komunat në aspektin fisk

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".