Mosdalja e një numri të qytetarëve për të votuar ka të bëjë me zhgënjimin e votuesve nga partitë politike

Mosdalja e një numri të qytetarëve për të votuar ka të bëjë me zhgënjimin e votuesve nga partitë politike
Mosdalja e një numri të qytetarëve për të votuar ka të bëjë me zhgënjimin e votuesve nga partitë politike

Nue Oroshi

  • 14 November 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Mosdalja e një numri të qytetarëve për të votuar ka të bëjë me zhgënjimin e adhuruesve dhe votuesve të disa partive politike, të cilët nuk kanë qenë të interesuar të votojnë asnjë kandidat të balotazhit, pasi që kandidati i tyre i preferuar nuk ka mundur të jetë në dyshen e parë.

 

-Në anën tjetër, edhe qytetarët janë lodhur me zgjedhje të shpeshta, e sidomos zhgënjimi më i madh vjen me rastin e moskonstituimit të institucioneve të Republikës së Kosovës. Ky fakt i ka dëshpëruar qytetarët. I ka dëshpëruar edhe veprimtarët kombëtarë që kanë dhënë kontribut për lirinë e Kosovës, si dhe familjet atdhetare, djemtë dhe vajzat e të cilëve ranë për lirinë e Kosovës.

Ta fitosh besimin e qytetarëve dhe të dish që këtë besim që ta kanë dhënë qytetarët ta realizosh në vepër janë dy botë dhe një mur i madh që i ndan në mes. Kjo ka të bëjë me përgjegjësinë dhe mospërgjegjësinë e politikanëve tanë. Për ta bartur përgjegjësinë duhet të kesh edhe vlera morale, atdhetare dhe intelektuale. Fatkeqësisht, shumica e këtyre vlerave u mungojnë një pjese të politikanëve tanë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".