
Lexoni edhe:
Kosova është e lodhur nga kryeneqësia dhe egoizmi i politikanëve tanë
Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Fakti se edhe një rinumërim i pjesshëm i votave, nxori kaq shumë parregullsi, nuk la më asnjë lloj justifikimi që të mos bëhet rinumërimi i plotë dhe hetim i thelluar i keqpërdorimeve masive në mbarë vendin, ndaj për rrjedhojë edhe KQZ u detyrua që përfundimisht të merrte vendimin e duhur dhe ende pa përfunduar rinumërimi i pjesshëm të fillohet me rinumërimin e përgjithshëm të votave në të gjitha vendvotimet në Kosovë.
Kosova është e lodhur nga kryeneqësia dhe egoizmi i politikanëve tanë
Lexoni edhe:
-Është shumë tragjike dhe fatkeqësi më vete, që nuk duhet, as nuk guxon të kalojë në heshtje dhe të mbetet e pa dënuar ligjërisht, derisa nga zgjedhje kaq të mira e të mbara të kryera me aq shumë përkushtim e devotshmëri nga qytetarët, mijëra vota tu shtohen disave, e disa të tjerëve tu zhdukën votat e tyre, me qëllimin për të shkelur me të dy këmbët mbi vullnetin e lirë të qytetarëve, përmes manipulimet më drastike të njohura deri më tani dhe më të mëdhatë në gjithë historinë e zgjedhjeve të lira parlamentare në 27 vitet e pasçlirimit të Kosovës nga okupimi serb.
Ndryshe nuk kishte se si të shpjegohej fakti jashtëzakonisht i trisht i publikuar në media se me 31.8% apo gati 32% të votave të keqpërdoruara sipas rinumërimit të pjesshëm ishte përfshirë PDK, me mese 20% LDK, 17% AAK-s dhe 6.3% LVV etj, madje disa kandidatëve si Fetah Paçarizi nga PDK me mbi 6 mijë vota të llogaritura padrejtësisht në emër të tij, si rasti më flagrant që vërteton dyshimet e bazuara për vjedhje të organizuar të votave, pas të cilit renditet Nait Hasani me hiq më pak se 3,414 vota të falsifikuara, Kujtim Gashi me 2,355 vota, Luljeta Veselaj Gutaj me mbi 2 mijë vota, kandidatët e LDK-së; Xhavit Uka 1,597 vota, Driton Selmanaj 1,048 vota, Anton Quni -534 vota etj, të llogaritura padrejtësisht në emër të tyre, shifra marramendëse që konfirmuan kaosin marramendës, keqpërdorimet masive dhe manipulimin industrial të votave të qytetarëve.
Dhe duke qenë se vetëm një rinumërim i pjesshëm i votave nxori kaq shumë parregullsi, ku disa kandidatëve për deputetë u janë shtuar votat në forma të dënueshme piramidale, e disa tjerëve u janë keqpërdorur, vjedhur e tjetërsuar ato në mënyrë të pabesueshme masive dhe sheh një listë të tillë dramatike si kjo, me keqpërdorime të hapura tendencioze të votave që u janë shtuar këtyre kandidatëve, ku dallohet veçanërisht PDK, me kandidatët si më poshtë:
- Fetah Paçarizi: -6,018 vota (shifër rekord e manipulimit për individ)
- Nait Hasani: -3,414 vota
- Kujtim Gashi: -2,355 vota
- Luljeta Veselaj Gutaj: -2,103 vota
- Arianit Çollaku: -1,684 vota
- Fadil Demaku: -1,102 vota
- Enver Hoxhaj: -1,007 vota
- Xhavit Haliti: -729 vota
Kandidatët e LDK-së; Xhavit Uka 1,597 vota,
-Driton Selmanaj 1,048 vota,
-Anton Quni -534 vota etj,
Komisionit Qendror i Zgjedhjeve KQZ, nuk kishte se si ti ikte dhe të mos votonte njëzëri për rinumërimin e të gjitha vendvotimeve, derisa vet shifrat e keqpërdorimeve marramendëse të votës në listën e lartcekur dhe listat e partive tjera, flasin për përmasat katastrofale dhe manipulimet drastike, të cilat konfirmojnë kaosin tragjik dhe parregullsitë dramatike që kanë karakterizuar gjithë numërimin e votave për kandidatët, në kohën e rregullt të numërimeve.
Për rrjedhojë tanimë nuk mjafton vetëm dënimi gojor i kësaj praktike meskine të keqpërdorimeve, nga partitë politike, por me këtë manipulim të pashembullt, keqpërdorim industrial të votës së lirë dhe shkelje flagrante të vullnetit të qytetarëve, duhet të merret seriozisht Prokuroria e shtetit dhe organet ligjore përkatëse, në mënyrë që ky të jetë devijimi i fundit i votës së qytetarëve dhe akte të tilla të mos guxojnë më kurrë të përsëriten në Kosovën e lirë, duke u shqiptuar dënimet më të rënda ligjore kryerëseve të këtyre veprave të rënda penale dhe këtij krimi makaber zgjedhor, nga grupe dhe individë të caktuar, që duket hapur se kishin për qëllim jo vetëm favorizimin e kandidatëve, por edhe për tu qitur hije të zezë zgjedhjeve të lira dhe votimeve më demokratike e të kulturuara në Kosovë, shembull i veçantë, që nuk ndodhë askund tjetër në rajon e më gjerë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".