
Lexoni edhe:
Alarmon analisti: Kosova po hynë në fazën e një vetëmashtrimi të madh për kredibilitet personal!
Shkruan: ANALISTI-Skender Kapiti
Kosova si shtet i ri, vetë së pari ka nevojë për mbështetjen ushtarake, ekonomike, financiare dhe strategjike të Perëndimit, sidomos të SHBA-ve. Mirëpo Kosova nuk ka takat ekonomik e financiar që të paguajë për rindërtimin e Gazës, ashtu si dhe as Shqipëria, sepse janë shtete të varfra ekonomikisht, kanë probleme me drejtësinë dhe me luftën kundër krimit, drogës e korrupsionit, ku për pasojë shqiptarët vetë largohen nga atdheu.
-As Kosova dhe as Shqipëria nuk kanë takat për të bërë as politikë e as diplomaci “të madhe” globale. Lëvizjet e Presidentes Osmani shihen edhe si përpjekje për të bindur opinionin e brendshëm në Kosovë, si dhe politikën kosovare, se ajo dhe asaj i duhet dhënë edhe një herë tjetër mandati i Presidentes së Republikës. Vjosa Osmani sillet ashtu si Edi Rama, të cilët duan të paraqiten si të privilegjuarit dhe të mbështeturit nga Perëndimi, dhe ta shesin këtë si meritë për interesin personal për pushtet.
Kosova nuk ka mundësi që të paguajë një miliard dollarë në Bordin e Paqes. Kosova dhe Shqipëria duhet të sillen siç thotë një fjalë e urtë popullore, duhet të shtrijnë këmbët sa është jorgani, dhe jo të vazhdojnë me diplomacinë enveriste, që të jenë në krye të agjendës botërore për paqen. Të mos veprojnë Rama dhe Osmani, të sillen si dikur Enver Hoxha, si udhëheqës botëror i proletariatit, në “ballë” të frontit antiimperialist. Kosova duhet të ndërtojë një strategji kombëtare funksionale duke parë interesin kombëtar të shtetit të Kosovës, një diplomaci strategjike jo lehtësisht të lexueshme e të pabesueshme.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".