Populli i Kosovës e dëshiron zhvillimin

Populli i Kosovës e dëshiron zhvillimin
Populli i Kosovës e dëshiron zhvillimin

Skender Mulliqi

  • 30 January 2026 - 15:39

Të krijohën kushte për investime  dhe investitorë të jashtëm , që për 20 vite  shumë na kan munguar,  të cilat investime do të ishin katalizatori më i mirë  për zhvillimin më të hovshem të Kosovës, dhe sigurisht do të hapeshin përspektova tw reja që rinia jonë mos të largohen nga vendlindjet e tyre .Tashmë migrimet masive janë bërë  problem kombëtar...

Nga Skënder MULLIQI

Në skenën tonë politike pas luftës ndodhën  shumë gjera të pamira.Nuk pati ndryshime  të diskursit të mbrapshtë politik, të cilat prodhuan të gjitha llojët e krizave .Republika e Kosovës në vitin sapo këmi hapëruar ka nevojë për tu dhënë fund të gjitha lojërave politike në kurriz të qytetarëe të lodhur më hallet e jetës.Duhet të kemi një shoqëri normale dhe të vazhdojmë më zhvillimi e saj.Krizat e prodhuara nga  të paditurit së si duhet të funksionon shteti e sollën Kosovën në gjendje jo të mirë shoqërore dhe politike .Populli dëshiron ndryshime tw menjëhershme , të jetojw normalisht , të frenojë korrupcionin shumë vjeqar, të ndiejë se drejtësia është e mundur , që fëmijët tanë të ndalojnë së larguari, dhe   Kosova të dalë nga izolimi. Ne që jemi alternativw ndaj kësaj makine hajdutësh  të pangopur , e cila ka sunduar për 20 vite , duhet të bashkohemi , të tregojmë përgjegjësi dhe vendosmëri për të udhëhequr popullin e Republikës përpara.Qeveria e re e ka këtë mundësi ,dhe duhet të veprojë , sapo të formohen organet e reja të shtetit.Me lartë e përmenda  nivelin e lartë të korrupcionit, por nuk duhet harruar as krimin e organizuar dhe dukuritë tjera devijante në shoqëri.Kjo ësht ajo që pritet  , është detyrimi ynë dhe nuk kemi , që mos të na ndodhe prap zhgënjimi.Unë besoj së Qveria e re do të punojë në këtë drejtim për të shkatërruar qdo rrjetë criminal.Kemi njerëz sot në politikë që janë egoist, të pamatur, hakmarrës , të cilët në mënyrë të organizuar  punojnë për interesa pësonale , duke mos ju përmbajtur të vërtetës.Senzacionalizmi politik dhe merdiatik janë bërë infektim  I shëqërisë, por edhe  të Kosovës. Nuk ishte dashur të veprohet më logjikën se gjithqka duhet të jetë e njejtë pa ndryshime , kur vendit i nevoiten ndryshime radikale në mbarë sistemet , që janë duke funksionuar më defekte te mëdha.Axhendat politike të Kurtit dhe Osmanit,duke u takuar më burrshetasit më ndikues në glob, kan ngjallur optimizmin së proceset do të shkojnë përpara në vitin 2026.Opozitarët duhet bashkangjitur këtyre proceseve në mënyrë konstruktive , e jo të vazhdojë më lojëra politike të ulëta që iu pa sherri më bollëk, duke humbur edhe shumë  donacione nga BE-ja.Nuk bën që gjendja jo normale të na bëhët realitet.Ky vazhdim kursi politikë e dërgon vendin në fund të pusit.E dihet së ujë që nuk leviz nuk pijet. Të fillohet më zhvillimin e ekonomive të vogla, atyre të mesme dhe me zhvillimin e industrisë, nese vërtyetë e dëshirojmë  përparimin  e vendit.Të krijohën kushte për investime  dhe investitorë të jashtëm , që për 20 vite  shumë na kan munguar,  të cilat investime do të ishin katalizatoro më i mirë  për zhvillimin më të hovshem të Kosovës dhe sigurisht do të hapeshin përspektova tw reja që rinia jonë mos të largohen nga vendlindjet e tyre .Tashmë migrimet masive janw bwrw  problem kombëtar.Kosova mjaftë është zbrazur nga pa përspektiva për të jetuar  këtu, duke u ndeshur më padrejtësi të mëdha në punësime dhe padrejtësi të tjera.Politika ekziston për të mirën e qytetarëve dhe jo të pasurimeve të paligjshme , që i kemi njerëz të tillë sot në Kosovë.Te hulumtohen të gjitha këto nga organet e drejtësisë pa asnjë pardon.Por, paraprakisht duhet filluasr më ndryshime kadrovike në organet e drejtësisë , për të funsionuar shteti ligjor dhe demokratik ashtu si duhet.Të ndalën përfundimisht abuzimet më të mirat materjale  dhe abuzimet e tjera, duke filluar nga niveli më i ulët deri në nivelin  më të lartë .Kosovës i nevoitet zhvillimi dhe prosperiteti  si kurrë më parë.Ata që po i kontribuojnë staganacioneve do të ishte dashur   të largohën sa më parë nga skena poltike , se mjaftë na sollën probleme . Duhet të punohet që të mos distancohemi nga temat, apo të dimë mirë së cilat janë tema reale dhe jo tema. Duhet gjithashtu një luftë për lirinë mendore dhe shpirtërore dhe për të vërtetën, për lirine e shprehjës lirshëm të mediave, duke mos ju nënshtruar politikave ditore të interesit partiak apo qarqeve të caktuara politike në dëm të interesit të përgjithshem shoqëror e politikë…Ka këtu shumë për ti thënë, por qensorja është  zbatimi në praktikë I  të gjitha temave të parashtruara, që i kemi përpara, nese dëshirojmë të bëhëmi pjesë e botës se civilizuar…!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".