
Lexoni edhe:
Albini, VV-ja dhe partitë opozitare me prijësitë e tyre duhet të kenë parasysh dy gjëra...
Shkruan: ANALISTI-Idriz Zeqiraj
Me diplomacinë e shkathtë, presidentja Vjosa Osmani ka begatuar punën e shkëlqyer të bërë nga Ministria e Jashtme, të drejtuar nga kolegia e saj, Donika Gërvalla. Paragjykimi i veprimtares më të shquar nga mërgata shqiptare për çështjet madhore të Kosovës, Donika Gërvalla, nga opozita PAN-iste, ka qenë dhe mbetet i qëllimshëm, sepse ajo i ka dhënë krimit emër, dje dhe sot. Dhe, kjo shqetëson të inkriminuarit, andaj edhe e sulmojnë me qëllim denigrimi. Megjithatë, kundërshtarët e saj, të cilët janë edhe të Kurtit, kanë dështuar turpshëm, sepse Gërvalla ka qenë dhe mbetet një luftëtare dhe atdhetare e pakompromis.
-Dikur, kalkulimet politike të Kurtit binin ndesh me interesat e Kosovës, sepse ai ishte i dyzuar mes Lindjes dhe Perëndimit. Pikërisht, këtë fakt e denoncoi presidentja Vjosa, duke e paralajmëruar Kurtin se duhet ndryshuar kahja. Dhe, vërtet, Kurti ka ndryshuar pozitivisht, duke e vendosur Amerikën si preferencë të parë, në raport jo vetëm me Lindjen, por edhe me vetë Evropën. Dhe, kjo duhet vlerësuar në masën e duhur.
Por, Kurti nuk ka arritur ta tejkalojë atë përplasjen e hapur, por shumë të nevojshme dhe të sinqertë me Presidenten Osmani, edhe pse kjo i shërbeu Kurtit në reflektim, për të mirë. Por, mbi të gjitha, i shërbeu Kosovës. Pasuan marrëveshjet me krye partnerët tanë, u hoqën sanksionet e BE-së dhe të botës ndaj Kosovës.
Presidenti Donald Trump, me autorizimin e nënshkrimit të marrëveshjes për sigurinë, mbrojtjen dhe zhvillimin ekonomik, favorizon shumë edhe Kosovën. Bashkëautorësia e Kosovës me SHBA-në në themelimin e "Boshtit të Paqes", me nënshkrimin e presidentes Osmani, është mjaft domethënëse. Mbi të gjitha, presidentja jonë, me diplomacinë inteligjente par exellence në SHBA, Evropë dhe botë, ndryshoi imazhin për Kosovën. Dhe, kjo është arritje kulmore, që meriton shpërblim dhe assesi ndëshkim, siç e kanë vu në shënjestër kundërshtarët e saj ziliqarë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".