Liverpool shënon dy herë brenda pak minutave në “Anfield”, Salah realizon golin e vitit në Premierligë
Liverpooli ka shënuar dy gola të shpejtë ndaj Chelsea në ndeshjen që po zhvillohet në “Anfield”.
Ishte Sadio Mane ai që zhbllokoi rezultatin dhe shënoi për 1-0 me të filluar pjesa e dytë.
Mane shënoi me kokë pas harkimit të bukur nga ana e kapitenit, Jordan Henderson në minutën e 51’.
Dy minuta më vonë, në atë të 53’, Mohamed Salah shënoi një gol të çmendur, ndoshta më të mirin deri më tani në Premierligë, për rezultatin 2-0.
(Kosova Sot)