Jo vetëm trajneri, por edhe Maldini e Boban rrezikojnë shkarkimin nga Milani
Drejtorët e Milanit, Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban, mund të shkarkohen në ditët në vazhdim, pasi janë duke u vëzhguar me sy kritik nga Elliott Management pas fillimit shumë të dobët të kuqezinjve në sezonin e ri.
Milani është duke e përjetuar fillimin më të keq në Serie A që prej vitit 1938, pasi i ka humbur katër nga gjashtë ndeshjet e para.
Gazzetta dello Sport raporton se shefi i Elliott, Gordon Singer, ka qenë në stadium, ku tifozët u kthyen kundër lojtarëve të Milanit pas humbjes 3:1 kundër Fiorentinës të dielën.
Edhe pse thuhet se Singer nuk është takuar me Maldinin apo Bobanin pas ndeshjes, gazeta italiane paralajmëron se dy legjendat e klubit janë duke u vëzhguar bashkë me trajnerin Marco Giampaolo.
(Kosova Sot Online)