Distria dhe Fatjona e nisin mbarë Evropianin e xhudos

  • A.P /
  • 16 April 2026 - 11:45
Distria dhe Fatjona e nisin mbarë Evropianin e xhudos

Distria Krasniqi dhe Fjolla Kasapi e kanë nisur me këmbë të mbarë Kampionatin Evropian të xhudos.

Kampionia olimpike në xhiron e dytë pa problem e mposhti çeken Tereza Bodnarova duke dominuar absolutisht ndaj saj, ndërsa fitoi me Wazari në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Ndërkohë, Fatjona Kasapi e mposhti bullgaren Gabriela Dimitrova me Yulo në xhiron e parë të kategorisë deri në 52 kilogramë.

Garuesit kosovarë kërkojnë medalje në Evropianin e xhudos. 

(Kosova Sot Online)