Champions e Europa League, Superkupa e Evropës dhe Botërori i Klubeve, në duart e anglezëve
Liverpooli triumfoi në Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe në Botërorin e Klubeve, kurse Chelsea e fitoi Ligën e Evropës
Futbolli evropian në vitin 2019 ishte në duar të anglezëve.
Klube e Premierligës i fituan i fituan dy trofetë më të çmueshëm të Kontinentit të Vjetër, Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.
Liverpooli triumfoi në Champions League, duke e fituar trofeun numër 6 në histori të tij.
“Reds” e dominuan këtë eveniment duke i mposhtur skuadrat një nga një.
Ndërsa, në finale e mposhtën edhe Tottenhamin me rezultat 2:0 falë golave të Mohamed Salah e Divock Origi.
Gjiganti katalunas e kishte fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale 3:0 në Camp Nou, por në duelin e kthimit Liverpooli fitoi 4:0 për ta prerë biletën për finale.
Triumfi më sensacional i skuadrës së Jurgen Kloppit në edicionin e kaluar ishte rikthimi i paharrueshëm ndaj Barcelonës.
Në anën tjetër, Chelsea i mahniti të gjithë duke e fituar Europa Leaguen.
Në këtë eveniment u zhvillua një finale angleze pasi “Blues” u përballën në finale me Arsenalin e Granit Xhakës e Shkodran Mustafit.
Të kaltrit fituan me epërsi të thellë, 4:1.
Golat për ekipin e atëhershëm të Maurizio Sarrit i shënuan Olivier Giroud, Pedro Rodriguez dhe Eden Hazard dy herë.
Nga ana tjetër, golin e vetëm për Arsenalin e shënoi Alex Iwobi.
Në pjesën e dytë të vitit, Liverpooli dhe Chelsea u ballafaquan në mes vete në Superkupën e Evropës.
Loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras, 2:2 dhe fituesi u përcaktua përmes penalltive.
“Reds” festuan në fund pas fitores 5:4.
Sadio Mane i realizoi dy gola për Liverpoolin, kurse për Chelsean shënuan Olivier Giroud e Jorginho në 120 minuta lojë.
Liverpooli megjithatë nuk u ndal me kaq. Të kuqtë triumfuan edhe në Botërorin e Klubeve pasi e mposhtën Flamengon në finale me rezultat 1:0.
Fitoren ekipit të Xherdan Shaqirit ia siguroi Roberto Firmino, i cili shënoi në minutën e fundit të takimit.
Kjo ishte hera e parë në histori që Liverpooli shpallet kampion i botës.
(Kosova Sot Online)