Rummenigge ëndërron që Bayerni dhe Interi të jenë fitues të garave evropiane

  • A.P /
  • 16 August 2020 - 09:39
Rummenigge ëndërron që Bayerni dhe Interi të jenë fitues të garave evropiane

Karl-Heinz Rummenigge thotë se ëndrra e tij do të bëhej realitet sikur Bayern Munich ta fitojë Ligën e Kampionëve, ndërsa Interi Ligën e Evropës këtë sezon.

Rummenigge është president i tanishëm i Bayern Munich, por një pjesë të madhe të karrierës si futbollist e kaloi në San Siro me zikaltrit.

Bayerni do të përballet me Lyonin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi vetëm pak ditë më parë e turpëroi Barcelonën duke e shkatërruar 8:2 në çerekfinale.

Edhe Interi është në gjysmëfinale të Ligës së Evropës dhe do të përballet me Shakhtar Donetsk të hënën për një vend në finale.

“E kam parë që Interi po luan shumë mirë në Ligën e Evropës dhe me mërit e mposhti Bayer Leverkusenin në çerekfinale”, tha Rummenigge.

“Interi më pëlqen vërtet shumë, më rëndësi nuk është vetëm të blesh yje, por të luash futboll të mirë. Do të ishte ëndërr për mua nëse Bayerni e fiton Ligën e Kampionëve e Interi Ligën e Evropës”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)