Ylli i Man United: Ishim më të mirë se Sevilla

  • G.G /
  • 17 August 2020 - 11:18
Ylli i Man United: Ishim më të mirë se Sevilla

Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire, pretendon se skuadra e tij ishte më e mirë se Sevilla, përkundër humbjes 2:1 në gjysmëfinale të Ligës së Evropës dhe eliminimit nga kjo garë.

Pavarësisht golit të Bruno Fernandes nga penalltia, Sevilla ishte shumë e fortë për Unitedin dhe e mundi 2:1 falë golave nga Suso dhe Luuk de Jong të dielën në Këln, duke kaluar në finale të Ligës së Evropës.

Klubi i Premierligës e kontrolloi ndeshjen për pjesët më të mëdha të saj dhe ka mundur të kalonte në epërsi në pjesën e dytë në shumë raste, por këtë s’e lejoi portieri Yassine Bounou me disa pritje mbresëlënëse.

Maguire beson se Unitedi e meritoi të kalonte në finale dhe thotë se ndihet i zhgënjyer që ekipi i tij dështoi ta kalojë fazën gjysmëfinale për herë të tretë radhazi këtë sezon.

“Është e vështirë. Djemtë janë të shkatërruar. Ne krijuar shumë raste. Ekipi më i mirë humbi”, tha Maguire për BT Sport.

“Sevilla na ndëshkoi për humbjen e rasteve. Të jem i sinqertë, ata nuk krijuan raste”, shtoi ai.

“Ne i pranuam dy gola nga harkimet. Humbja është e papranueshme.” 

(Kosova Sot Online)