Atletico futet në garë për yllin e Napolit

  • G.G /
  • 17 August 2020 - 13:04
Atletico futet në garë për yllin e Napolit

Shtohen pretendentët për të marrë shërbimet e mesfushorit brazilian të Napolit ,Allan, sepse pas Evertonit të Carlo Ancelottit, së fundi në garë është futur edhe skuadra spanjolle e Atleticos së Madridit.

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve që në fazën çerekfinale përballë Leipzigut, Diego Simeone po kërkon të rifreskojë dhe përforcojë skuadrën, për të ndërtuar një formacion konkurrues për sezonin e ardhshëm.

Mesfushori Allan përfaqëson më së miri kërkesat e trajnerit Simeone, pasi është një futbollist shumë teknik dhe mbi të gjithë me një grintë të jashtëzakonshme, që i përshtatet më së miri shpirtit luftarak të Los Colchoneros.

Drejtuesit e Atleticos së Madridit janë gati të paguajnë shifrën prej 40 milionë eurosh që Napoli kërkon për brazilianin, ndërsa tani duket se vendimtare do të jetë dëshira e Allan, që është i joshur edhe për një ribashkim em Ancelottin në kampionatin anglez.

(Kosova Sot Online)