Kompany pensionohet nga futbolli dhe bëhet trajner i Anderlecht

  • E.K /
  • 17 August 2020 - 13:53
Kompany pensionohet nga futbolli dhe bëhet trajner i Anderlecht

Vincent Kompany është pensionuar nga futbolli dhe ka vendosur ta marrë rolin e trajnerit të klubit belg, Anderlecht.

Qendërmbrojtësi 34-vjeçar u kthye te gjiganti belg nga Manchester City verën e kaluar për ta marrë rolin e lojtarit dhe trajnerit, por hoqi dorë nga obligimet si trajner pas një fillimi të vështirë në sezonin 2019/20.

Kompany kishte kontratë me ekipin nga Pro League deri në vitin 2022, por vendosi t’i varë këpucët në gozhdë dhe ta zëvendësojë Frank Vercauterenin në postin e trajnerit.

“Dua të përkushtohem plotësisht në postin e trajnerit dhe më duhet 100 për qind e kohës sime për t’u përqendruar në të”, tha Kompany.

“Për këtë arsye po pensionohem si futbollist. Synimet dhe uria jonë mbetet e njëjtë. Dua të qëndroj në klub për të paktën katër sezone dhe të dëshmoj se Anderlecht mund të luajë futboll të stilit modern, me rezultate”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)