Juventus e do dyshen e Barcelonës, Suarez-Griezmann

  • S.A /
  • 17 August 2020 - 14:49
Juventus e do dyshen e Barcelonës, Suarez-Griezmann

Juventusi dëshiron t’i transferojë dy sulmuesit e Barcelonës, Luis Suarez dhe Antoine Griezmann, të cilët pritet të largohen gjatë kësaj vere.

Mediat italiane raportojnë se bardhezinjtë shpresojnë se do ta gjejnë një zgjidhje për ta hequr qafe sulmuesin e vet Gonzalo Higuain dhe të lirohen nga paga e tij e lartë, para se të investojnë në tregun e transferimeve të kësaj vere.

Ideja e drejtuesve të Juves është ta sjellin dyshen Suarez-Griezmann në Torino, duke e shfrytëzuar rrëmujën e shkaktuar në klubin e Barcelonës pas eliminimit turpërues nga Liga e Kampionëve pas humbjes 8:2 kundër Bayern Munich.

Mediat në Spanjë shkruajnë se Barça do ta rindërtojë skuadrën dhe se të dy Suarez dhe Griezmann do të shiten.

Juventusi është në kërkim të një sulmuesi klasik këtë verë dhe ndër emrat e përfolur janë edhe Arek Milik i Napolit, Alexandre Lacazette i Arsenalit dhe Raul Jimenez i Wolves.

(Kosova Sot Online )