Lexoni edhe:
Juventus e do dyshen e Barcelonës, Suarez-Griezmann
Lukas Podolski i ka dalë në mbrojtje ish-bashkëlojtarit të vet në Kombëtaren e Gjermanisë, Mesut Ozilit, duke thënë se Ozil është mjaft i mirë sa për të luajtur rol të rëndësishëm në skuadrën e Arsenalit.
Por duket goxha e pamundur që 31-vjeçarit t’i besohen përgjegjësi të tilla kurdoherë në Arsenal.
Trajneri Mikel Arteta e ka nxjerrë jashtë planeve afatshkurtra dhe afatgjata në Emirates mesfushorin për krah të cilit kishte luajtur dikur.
Juventus e do dyshen e Barcelonës, Suarez-Griezmann Lexoni edhe:
Për Ozilin është thënë se mund të largohet në afatin kalimtar të verës, por përfaqësuesi i Gjermanisë ka këmbëngulur se nuk e ka ndërmend të largohet nga Londra ka i mbaruar kontrata, e cila i skadon verën e vitit të ardhshëm.
Podolski, përkrah të cilit Ozili e fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë në vitin 2014, shpreson se Ozil do të rikthehet në formacionin e Arsenalit.
“Ai është mjaft i mirë nëse e ka përkrahjen e trajnerit dhe ekipit, por diçka ka ndodhur në klub, mund ta ndiesh këtë”, tha Podolski për The Athletic.
“Ai ka karakter të mirë – ai nuk është gomar. Ai nuk jep intervista ku flet keq për shokët e ekipit apo për Arsenalin dhe shumë keq që është kjo gjendje sepse të gjithë po humbasin. Ozil ulet në tribuna, Arsenali e paguan atë dhe askush nuk fiton”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online )