Ter Stegen do të operohet dhe do të mungojë disa javë

  • A.P /
  • 17 August 2020 - 22:05
Ter Stegen do të operohet dhe do të mungojë disa javë

Andre ter Stegen do të jetë jashtë fushave për një kohë.

Gjatë ditës së hëne, portieri i Barcelonës ka konfirmuar se të martën do t’i nënshtrohet një operacioni në gjurin e djathtë për t’i larguar shqetësimet që ka pas tash e një kohë.

Këtë vendim e mori menjëherë pas përfundimit të sezonit.

AS raporton se Ter Stegen do të jetë jashtë të paktën deri në nëntor, derisa vet lojtari ka postuar në rrjetet sociale: “Duhen disa javë për t’u rikuperuar. Do të kthehem shpejt”.

(Kosova Sot Online)