Zyrtare: Silva i bashkohet Real Sociedadit papritmas, Lazio e Tare lihen me gishta në gojë

  • S.A /
  • 18 August 2020 - 08:21
Zyrtare: Silva i bashkohet Real Sociedadit papritmas, Lazio e Tare lihen me gishta në gojë

David Silva i është bashkuar Real Sociedadit si lojtar i lirë, pasi marrëveshja me Manchester City i mbaroi këtë verë, duke e lënë Lazion me gishta në gojë.

Lazio ishte e sigurt se veterani spanjoll do t’i bashkohej asaj, sipas Sky Sports në Itali, dhe e kishte përgatitur një kontratë trevjeçare me pagë 10 milionë euro në vit për të.

Por Silva e refuzoi Lazios dhe papritmas iu bashkua klubit spanjoll

Sociedad.

Mesfushori spanjoll po rikthehet në La Liga një dekadë pasi u largua nga Valencia për të kaluar në City.

Silva i ka të kaltrit e Mançesterit pas plot 10 sezoneve në klub, ku i fitoi 11 trofe të mëdhenj, përfshirë katër tituj në Premierligë.

34-vjeçari i luajti minutat e fundit për City në eliminimit nga Liga e Kampionëve të shtunën, kur u fut në lojë nga stoli në humbjen 3:1 kundër Lyonit në çerekfinale.

City ka njoftuar se Silva do të nderohet me një statujë e cila do të ndërtohet pranë stadiumit Etihad si mirënjohje për shërbimet e tij.

(Kosova Sot Online