Lukaku: Interi është këtu për të fituar

  • S.A /
  • 18 August 2020 - 12:46
Lukaku: Interi është këtu për të fituar

Romelu Lukaku ka paralajmëruar se Interi është në finale për ta fituar Ligën e Evropës kundër Sevillas.

Nerazzurrët arritën në finale të garës së dytë evropiane pas fitores së lartë (5-0) kundër Shakhtar Donetskut në gjysmëfinalen e të hënës mbrëma.

Sulmuesi belg shënoi dy herë, ashtu si Lautaro Martinez, ndërsa në listën e golahsënuesve u regjistrua edhe Danilo D’Ambrosio.

“Skuadra po luan mirë. Të gjithë po përpiqen të japin maksimumin, kemi punuar shumë në kampion e vogël stërvitor” Ka qenë vështirë, por mendoj se tash i shohim rezultatet e një pune të madhe. Fizikisht dhe taktikisht, të gjithë janë në qind për qindëshin e tyre dhe mund të vazhdojmë, prandaj kjo është gjë e mirë”. “Jemi këtu për të fituar dhe skuadra ndaj të cilës luajmë, është favorite”, ka deklaruar Lukaku për BT Sport.

(Kosova Sot Online )