Manchester Unitedi i do 4 futbollistë të Barcelonës

  • S.A /
  • 18 August 2020 - 11:58
Manchester Unitedi i do 4 futbollistë të Barcelonës

Manchester Unitedi pritet të bëjë pazar në Barcelonë ngjatë kësaj verë, në përpjekje për ta përforcuar skuadrën për sezonin e ri 2020/21.

Barcelona pritet të bëjë ndryshime rrënjësore në skuadër gjatë kësaj verë, pas eliminimit turpërues nga Liga e Kampionëve të premten, kur u mund 8:2 nga Bayern Munichu.

Prandaj, përveç kapitenit Lionel Messi dhe tre apo katër futbollistëve të tjerë, e tërë pjesa tjetër e skuadrës mund të shitet.

Unitedi, që e mbylli sezonin në mënyrë dëshpëruese, po ashtu, duke humbur në gjysmëfinale të Ligës së Evropës nga Sevilla, do të kërkojë ta shfrytëzojë këtë.

Sipas Manchester Evening News, “Djajtë e kuq” janë të interesuar për katër futbollistë të Barçës.

Unitedi i do Ousmane Dembelen, Arturo Vidalin, Ivan Rakiticin dhe Samuel Umtitin.

(Kosova Sot Online )