Zyrtare: Drita ndahet me katër lojtarë

  • S.A /
  • 18 August 2020 - 12:55
Zyrtare: Drita ndahet me katër lojtarë

Drita ka njoftuar opinion se nuk do të vazhdojë me katër lojtarë që ishin pjsë e tre sezonin e shkuar.

Bunjamin Shabani, Darko Tofiloski, Liridon Leci dhe Lirim Mema nuk do të jenë më pjesë e Dritës.

Darko Tofiloski dhe Liridon Leci, kanë mbetur pa kontratë, ndërsa ky i fundit ka nënshkruar me Llapin.

“Klubi jonë FC DRITA ka përfunduar bashkëpunimin me lojtarët si Bunjamin Shabani, Darko Tofiloski, Liridon Leci dhe Lirim Mema”.

“Lojtarëve si Darko Tofiloski dhe Liridon Leci ju ka skaduar kontrata me klubin, ndërsa Bunjamin Shabani dhe Lirim Mema edhe pse kishin kontratë edhe për një vit tjetër, me marrëveshje të dyanshme jemi dakorkuar që t’i ndajmë rrugët ndoshta edhe për shkak të hapsirës së vogël që kishin në ndeshje”.

“Ne si klub, i falënderojmë shumë për kontributin e dhënë dhe ju dëshirojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës së tyre”, thuhet në njoftim.

Drita sezonin e shkuar u shpall kampion i Kosovës, ndërsa deri tani ka angazhuar Ergyn Ahmetin dhe Arago Jamalin.

(Kosova Sot Online )