“Faleminderit kampionë”: Drita e konfirmon largimin e 4 futbollistëve

  • E.K /
  • 18 August 2020 - 14:03
“Faleminderit kampionë”: Drita e konfirmon largimin e 4 futbollistëve

Drita e ka konfirmuar largimin e katër futbollistëve nga klubi, përmes një mesazhi falënderues ndaj tyre të martën.

Klubi nga Gjilani, i cili u shpall kampion i Kosovës këtë sezon, e ka ndërprerë bashkëpunimin me Bunjamin Shabani, Darko Tofiloski, Liridon Leci dhe Lirim Mema.

Darko Tofiloskit dhe Liridon Lecit u mbaruan kontratat këtë muaj dhe u larguan si lojtar të lirë.  

Ky i fundit ditë më parë iu bashkua Llapit.

“Bunjamin Shabani dhe Lirim Mema edhe pse kishin kontrate edhe per nje vit tjeter, me marreveshje te dyanshme jemi dakorkuar qe ti ndajm rruget ndoshta edhe per shkak te hapsires se vogel qe kishin ne ndeshje”, thuhet në një njoftim të Dritës.

“Ne si klub, i falemderojme shume per kontributin e dhene dhe ju deshirojme shume suksese ne vazhdim te karrieres se tyre”, thuhet tutje në njoftim.

(Kosova Sot Online)