Djali i Setien gozhdohet në Instagram: I pyeti lopët nëse Barça do ta mposhte Bayernin

  • 18 August 2020 - 14:50
Djali i Setien gozhdohet në Instagram: I pyeti lopët nëse Barça do ta mposhte Bayernin

Laro Setien, djali i trajnerit të shkarkuar të Barcelonës, Quique Setien, është bërë objekt talljeje në rrjetet sociale, pas një videoje që e kishte bërë para ndeshjes së gjigantit katalonas kundër Bayern Munich në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Në video, Laro dëgjohet duke i pyetur lopët nëse Barcelona do ta fitonte Ligën e Kampionëve.

Ai e tha me shaka se përgjigja e lopëve ishte “po”. Por kjo i ka kushtuar me gozhdim në rrjetet sociale, pasi Barça jo vetëm që u mund, por u turpërua 8:2 nga Bayern Munich.

Dhe pasi babai iu shkarkua të hënën nga roli i trajnerit të Barcelonës, gjërat janë përkeqësuar edhe më shumë për 25-vjeçarin.

Pas komenteve të shumta që i mori në postimin e tij, Laro reagoi duke u shkruar: “Për juve që po pyesni për lopët… disa prej tyre janë shtatzëna, kritikojini”.

(Kosova Sot Online)