Higuain e paralajmëron Messin: Mbrojtësit në Premierligë të shkelmojnë por gjyqtari s’ndal faulle

  • S.A /
  • 18 August 2020 - 15:16
Higuain e paralajmëron Messin: Mbrojtësit në Premierligë të shkelmojnë por gjyqtari s’ndal faulle

Lionel Messi duket të jetë i palumtur në Barcelonë dhe mulliri i thashethemeve parasheh se ai mund t’i bashkohet Manchester Cityt, por bashkëkombësi i tij Gonzalo Higuain e ka paralajmëruar atë për vrazhdësinë e mbrojtësve të Premierligës.

Higuain luajti në ligën elitare angleze vetëm gjysmë sezoni, kur e veshi fanellën e Chelsean në pjesën e dytë të sezonit 2018/19.

“Unë kam vuajtur shumë në Premierligë dhe nuk arrita të përshtatesha me futbollin atje gjatë gjashtë muajve”, tha Higuain për Fox Sports.

“Nuk është aspak si në La Liga. Nuk e di nëse do të kishte ndikim në Messin. Por nuk mendoj se ai do të vuante sepse është lojtar i një niveli tjetër”, theksoi argjentinasi.

“Atje mbrojtësit janë të ashpër sepse të shkelmojnë dhe gjyqtarët nuk ndalin faulle për këtë siç e bëjnë në Spanjë”.

Higuain thotë se dëshiron ta shohë Messin të lumtur.

“Nuk e di çfarë po mendon Messi tani, por shpresoj se ai do të vendosë për atë që ndiej se e bën të lumtur”.

(Kosova Sot Online )