Ujkani e vazhdon kontratën me Torinon për edhe një vit

  • S.A /
  • 18 August 2020 - 16:14
Ujkani e vazhdon kontratën me Torinon për edhe një vit

Samir Ujkani do të vijojë të jetë pjesë e Torinos edhe për sezonin e ardhshëm. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi torinez që njoftoi nëpërmjet një komunikate se ka rinovuar kontratën me 32-vjeçarin. Portieri i Kombëtares së Kosovës, që më herët ka mbrojtur edhe ngjyrat e Shqipërisë, iu bashkua Torinos një vit më parë për të bërë zëvendësuesin e parë të Salvatore Sirigut.

Gjatë sezonit që lamë pas Ujkani pati mundësinë të luajë vetëm një herë, ku pësoi edhe 3 gola, por kjo nuk i pengoi drejtuesit e Torinos që t’i rinovojnë kontratën, natyrisht edhe me miratimin e trajnerit të sapoemëruar Marco Giampaolo.

(Kosova Sot Online )