Tetë lojtarë të Prishtinës me COVID-19, ndeshja e Ligës së Evropës ndaj Lincoln Red Imps në pikëpyetje

  • S.A /
  • 18 August 2020 - 16:25
Tetë lojtarë të Prishtinës me COVID-19, ndeshja e Ligës së Evropës ndaj Lincoln Red Imps në pikëpyetje

Tetë lojtarë të Prishtinës kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 pak para ndeshje së Ligës së Evropës ndaj Lincoln Red Imps. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i klubit prishtinas, Avni Durmishi, ku sipas tij UEFA do të marr vendim për mos zhvillimin e ndeshjes. “Na nuk kemi shtet, le ma shëndetësi apo Institut.

Prej 8 futbollisteve pozitiv nga laboratori i licencum i UEFA-s në Spanje (Gjibraltari ska laborator te licencum, edhe ata i bojne ne Spanje), 6 prej tyre asnjehere nuk kane dal pozitiv tek IKSHP-ja. Vetem dy prej tyre kane dal njehere pozitiv, pastaj negativ”. “Prishtina edhe me 8 futbolliste te infektuar, i ka edhe 14 futbolliste ne dispozicion (portierat nuk perfshihen)”. “Sidoqoftë edhe pak minuta para vendosjes se ekipeve në sistem, do te vendos direkt UEFA nga Nyoni. Por, problem tash munden me paraqit edhe autoritetet e Gjibraltarit”, ka shkruar ai. Ndeshja mes Prishtinë dhe Lincoln Red Imps është paraparë të zhvillohet sot nga ora 18:00.

(Kosova Sot Online )