Publikohen emrat e tetë lojtarëve të Prishtinës me koronavirus

  • A.P /
  • 18 August 2020 - 17:22
Publikohen emrat e tetë lojtarëve të Prishtinës me koronavirus

Tetë lojtarë të Prishtinës kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Tashmë është bërë e ditur se tetë lojtarë të Prishtinës kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 para ndeshjes me Lincoln Red Imps në kuadër të Ligës së Evropës.

Ndeshja që ka pasur të fillojë sot në ora 18:00, tashmë është në dyshim.

Armend Thaqi, Lorik Boshnjaku, Muharrem Jashari, Diar Miftaraj, Alban Muqiqi, Eglant Haxho, Leotrim Bekteshi dhe Besnik Krasniqi.

Prishtina realisht për ketë ndeshje ka gati 14 lojtarë (prej tyre një portier), që sipas rregullave të fundit të UEFA-s, ndeshja mund të zhvillohet.

Tashmë mbetet të shihet se autoritet vendore a do të lejojnë që ndeshja të zhvillohet.

Formacionet e të dy skuadrave vetëm janë futur në sistem, prite një ‘OK’ nga UEFA.

(Kosova Sot Online)