Kontradikta për anulimin e ndeshjes Lincoln-Prishtina – “akuza” njëra-tjetrës për testet e COVID-19

  • A.P /
  • 18 August 2020 - 21:49
Kontradikta për anulimin e ndeshjes Lincoln-Prishtina – “akuza” njëra-tjetrës për testet e COVID-19

Autoritetet e Gjibraltarit anuluan ndeshjen në mes të Lincoln Red Imps dhe KF Prishtinës, pasi që një institut shëndetësorë atje tha se tetë lojtarë të FC Prishtinës rezultuan pozitivë me COVID-19

Ndeshja ishte paraparë të zhvillohet sonte në orën 18 dhe për këtë UEFA kishte publikuar edhe formacionet zyrtare të lojtarëve.

Por, derisa u tha nga skuadra kosovare “se UEFA dëshironte që ndeshja të luhet” dhe se “autoritet atje e anuluan atë”, kështu nuk thotë një shkrim që ka botuar një media nga Gjibraltari.

Madje, sipas GBC News, media nga Gjibraltari, zyrtarët e UEFA-së kishin mbajtur një takim me ministrin Sportit të Gjibraltarit, Steven Linares dhe se ndeshja është anuluar me vendim te të dyja palëve.

Ndeshja, sipas kësaj media, u shty, pasi që rezultuan shtatë anëtarë të Prishtinës pozitivë me COVID-19, e jo tetë siç thotë skuadra prishtinase.

Tutje, shkrimi thekson se ndeshja u pezullua nga zyrtari i UEFA-s që ishte në Victoria Stadium këtë mbrëmje në koordinim të plotë me autoritetet e Gjibraltarit.

Sipas kësaj media, masat që janë ndërmarrë nga UEFA për COVID-19, është se ata kanë nënshkruar që këto shërbime për testim t’i kryen SYNLAB, e cila i bën të gjitha testimet për lojtarët në gara të UEFA-s.

Protokolli e thotë qartë që lojtaret duhet të testohen për virus tri ditë para ndeshjes dhe një herë para ndeshjes.

Por, SYNLAB nuk ka laborator në Kosovë kështu që FC Prishtina është testuar nga një kontraktor vendor të dielën, e të cilën gjë e konfirmon edhe FC Prishtina në faqen e saj ku është testuar nga IKSHP.

Tutje, mediumi nga Gjilbartari shkruan se ata kanë bërë teste të reja sipas këtij protokolli dhe asnjë lojtarë i Lincoln Red Imps nuk ka rezultuar pozitivë, as para 72 orëve as pas 24 orëve para fillimit të ndeshjes, kurse nga testimi kanë dal shtatë lojtarë pozitivë me koronavirus nga Prishtina

FC Prishtina në anën tjetër ka akuzuar me anë të një komunikate për shtyp se ishin autoritet e Gjibraltarit që nuk lejuan zhvillimin e ndeshjes e jo UEFA.

“FC Prishtina, sipas rekomandimeve të UEFA-s ishte testuar paraprakisht tre dhe katër ditë para ndeshjes më 14 dhe 15 gusht. Të gjitha rezultatet e IKSHPK-së për 41 personat e ekspeditës të klubit kishin dal negativ me raport të plotësuar zyrtar. Sipas rekomandimeve të UEFA-s, testi i ndeshjes duhet bërë 72 orë para fillimit të takimit dhe i njëjti është bërë në ambientet e aeroportit të Gjibraltarit me të mbërri skuadra dje, e hënë 17 gusht. Pas më se 27 orëve, skuadra ka pranuar rezultat e laboratorit të licencuar nga UEFA “Synlab” me që rast kanë dal pozitiv 8 futbollistë”, ka shkruar Prishtina në një reagim të saj zyrtar në facebook me titull, “Autoritetet e Gjibraltarit nuk lejuan zhvillimin e ndeshjes”.

(Kosova Sot Online)