Iu ofruan 100 milionë dollarë – Khabib thotë se nuk do t’i thyej rregullat e tij për të boksuar me Mayweather

  • S.A /
  • 19 August 2020 - 08:49
Iu ofruan 100 milionë dollarë – Khabib thotë se nuk do t’i thyej rregullat e tij për të boksuar me Mayweather

Khabib Nurmagomedov ka bërë të ditur se ishte në bisedime me Folyd Mayweather për të zhvilluar një meç boksi, mirëpo të gjitha planet dështuan për të mos i thyer rregullat e tij në kontratën me UFC-n.

Boksieri amerikan u pensionua në vitin 2017 pasi mposhti Conor McGregorin, mirëpo që ai ka bërë të ditur se mund të rikthehet.

Khabib në anën tjetër, që po ashtu kishte mposhtur irlandezi, ka bërë të ditur se do të dëshironte të boksonte kundër Mayëeather, por tani nuk dëshiron t’i thyejë rregullat e kontratës.

“Ata (UFC) më kanë paralajmëruar se mund të gjobitem, andaj nuk dua që t’i thyej rregullat me të cilat jam futur”, ka thënë 31-vjeçari.

“U thash atyre se kontrata për të është më e vlefshme se sa paratë që fiton, andaj nuk do t’i thyej ato”.

“Nuk jam në dijeni për kushtet që kishte McGregor me UFC-n, mirëpo unë nuk do futem aty”, ka shtuar më tej Khabib.

Menaxherit të Khabibit, Ali Abdelaziz i ishin ofruar 100 milionë euro për të zhvilluar meçin ndaj Mayweather, mirëpo tani bisedimet janë ndaluar.

(Kosova Sot Online )