Bartomeu: Për Lautaron do të flasim me trajnerin e ri

  • S.A /
  • 19 August 2020 - 10:17
Bartomeu: Për Lautaron do të flasim me trajnerin e ri

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e një tjetër përpjekjeje për transferimin e Lautaro Martinez.

Blaugranët e kanë shprehur haptas interesimin për sulmuesin e Interit, ndërsa gjatë një interviste për Barca TV, kreu i klubit ka folur sërish për 22-vjeçarin.

“Kemi qenë në bisedime me Interin që para pezullimit. Bisedimet u ndërprenë kur garat rifilluan”.

“Do të bisedojmë me trajnerin e ri, në mënyrë që ta kuptojmë vizionin e tij për të ardhmen”, ka deklaruar Bartomeu.

Në ndërkohë, pritet që Ronald Koeman të zyrtarizohet si trajner i ri i Barcelonës.

(Kosova Sot Online )