Mirante rezulton pozitiv me COVID-19

  • S.A /
  • 19 August 2020 - 16:13
Mirante rezulton pozitiv me COVID-19

Portieri i Romës, Antonio Mirante, ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale se ka rezultuar pozitiv në testet për coronavirus.

Përmes disa videove të publikuara në InstaStory, ai ka bërë të ditur se ndihet mirë edhe pse është infektuar me COVID-19.

“Përshëndetje të gjithëve, siç e dini disa nga ju, kamë dalë pozitiv me COVID-19. Desha t’ju tregoj se jam mirë, nuk kam simptoma dhe ndihem mirë”.

“Jam i izoluar, shpresoj të shërohem së shpejti dhe të filloj përgatitjet me bashkëlojtarët e mi sa më shpejt që është e mundur. Faleminderit të gjithëve për mesazhet që po mi dërgoni”, ka deklaruar 37-vjeçari në videot e postuara.

Në ndërkohë, bëhet e ditur se Mirante aktualisht është lojtari i vetëm në elitën e futbollit italian që është pozitiv me coronavirus.

(Kosova Sot Online )