Ja data dhe ora e superndeshjes në Champions, Tirana – Cërvena Zvezda!

  • G.G /
  • 20 August 2020 - 10:08
Ja data dhe ora e superndeshjes në Champions, Tirana – Cërvena Zvezda!

Kampioni i Shqipërisë, Tirana, sonte ka bërë mrekulli, triumfoi në Tbilisi me rezultat 2:0 ndaj Dinamos nga Gjeorgjia dhe kualifikohet në rrethin tjetër të Champions League. Tirana përballet me ekipin më të urryer në Ballkan, skuadrën serbe Cërvena Zvezdën e Beogradit. 

“Lojtarët e Cërvena Zvezdës do të luajnë kundër kampionit shqiptar Tirana në raundin e dytë të kualifikimeve për Champions League.

Në raundin e parë, skuadra nga kryeqyteti i Shqipërisë rrëzoi kampionin gjeorgjian, skuadrën e Dinamo Tbilisit, me rezultat 2:0, dhe kështu vazhdoi në raundin e dytë, ku do të takojnë Zvezdën.

Ndeshja do të luhet në 25 gusht në orën 20:00 në stadiumin "Air Albania" në Tiranë”, shkruan mediumi serb “Kurir”.

(Kosova Sot Online)