Jones do ta ketë shansin ta kërkojë titullin e peshave të rënda në UFC, por pas Francis Ngannou

  • S.A /
  • 20 August 2020 - 16:51
Jones do ta ketë shansin ta kërkojë titullin e peshave të rënda në UFC, por pas Francis Ngannou

Presidenti i UFC-së, Dana White, nuk do ta kishte problem që Jon Jones të sfidonte për titull në kategorinë e peshave të rënda, mirëpo vetëm pas Francis Ngannou.

33-vjeçari ka konfirmuar se do ta lë vakant titullin e tij në kategorinë lehtësisht të rëndë, në mënyrë që të ngritet një divizion më lartë.

Legjenda amerikane i ka bërë publike planet e tij, pasi rivali Daniel Cormier (41 vjeçar) u pensionua pas humbjes nga Stipe Miocic (37 vjeçar).

White e ka mbështetur idenë që Jones të konkurrojë për t’u bërë kampion i dyfishtë, por ka paralajmëruar se fillimisht këtë mundësi e ka Ngannou.

“(Jones) është kampion afatgjatë në kategorinë e peshave lehtësisht të rëndë. Sipas meje, ai është më i miri i të gjitha kohërave”.

“Nëse dëshiron të kthehet dhe ta kërkojë titullin në peshat e rënda, unë nuk kam problem. Mirëpo, tash për tash nuk mund të dalë para Francis Ngannou”, citon The Sun fjalët e kreut të UFC-së.

(Kosova Sot Online )