Barça nuk do të lëvizë për Wijnaldum këtë verë

  • A.P /
  • 20 August 2020 - 19:12
Barça nuk do të lëvizë për Wijnaldum këtë verë

Barcelona nuk ka bërë ndonjë afrim për mesfushorin e Liverpool Gini Wijnaldum, edhe pse ai vlerësohet lart nga trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman

Koeman ka një afërsi të madhe me Wijnaldum dhe mesfushori ka luajtur një rol kryesor gjatë kohës sa trajneri i Holandës ishte trajneri i tanishëm i Barçës.

Wijnaldum hynë në vitin e fundit të kontratës me Liverpool, kontratë e cila skadon verën e ardhshme dhe ende nuk ka ndonjë bisedë për momentin për marrëveshjen e re.

Lojtari e dashuron Liverpoolin dhe për një vit ai ka fituar Premier Ligën dhe Ligën e Kampionëve por ky do të ishte një vendim i madh i tij nëse Barcelona bëjnë ofertë dhe i ofrojnë atij një kontratë afatgjate.

Ëijnaldum do të mbush 30 vjet në nëntor dhe ishte transferuar në Liverpool nga Neëcastle United për 25 milionë funte në korrik të 2016-ës.

(Kosova Sot Online)